Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Kontrabanda pėrgjysmon importin e cigareve


Importi i cigareve ra nga 500 tonė pėr muaj nė 200 tonė. Importuesit e cigareve thanė se ėshtė duke u rritur nė mėnyrė enorme kontrabanda e cigareve qė vjen nga tė gjitha shtetet e rajonit. Shėrbimi Doganor i UNMIK nuk di gjė. Buxheti i Kosovės humbi sė paku 25 milionė euro kėtė vit

Prishtinė, 9 dhjetor 2005 - Nė Kosovė hynė pėrgjysmė cigare mė pak sesa viteve tė kaluara. Pėrderisa importi mujor i cigareve qė kalonte nėpėr terminalet doganore gjatė viteve tė kaluara ishte 350-500 tonė nė muaj, tashmė ai ka rėnė nė 200 tonė.
Rritja e akcizės sė cigareve nga dy nė gjashtė euro, prej saj nė dhjetė euro e mė pas nė 17 euro pėr kilogram, duket se ka ndikuar qė tė rritet dukshėm kontrabanda e cigareve. Ēdo rritje e akcizės ka rezultuar me zvogėlimin e sasisė sė cigareve tė importuara, sasi kjo qė tashmė ėshtė mbi dyfish mė pak. Pasi qė nuk vėrehet ndonjė braktisje e tymosjes sė cigares nga kosovarėt, dyshohet pėr njė rritje enorme tė kontrabandės.

Pėr 6 muajt e fundit tė vitit tė kaluar nė Kosovė kanė hyrė nėpėrmes doganave 18.6 milionė kilogramė cigare nė njė mesatare prej 3000 tonėsh nė muaj. Ishte koha kur akciza e cigareve ishte 10 euro. Por importi i cigareve ka shėnuar rėnie edhe mė tė madhe gjatė kėtij viti. Pėr afro 11 muaj janė importuar 22.8 milionė kilogramė cigare, qė paraqet njė mesatare prej 200 tonė nė muaj. Rėnia e importit solli automatikisht edhe rėnie tė te hyrave doganore nga zhdoganimi i cigareve. Nė vlerėn totale tė taksave tė paguara ku hyrė taksa doganore, akciza dhe VSH, pas rritjes prej 70 pėr qind tė akcizės nė maj tė kėtij viti shihet se ka vetėm rėnie tė tyre. Pėr gjashtė muajt e fundit, aq sa kanė mundur tė ofrojnė shifra zyrtarėt e doganave, janė mbledhur 23.5 milionė euro. Pėr 11 muajt e kėtij viti (deri mė 22 nėntor) janė mbledhur 38 milionė euro. Po tė mos binte importi deri mė 22 nėntor, ėshtė dashur tė mblidheshin tė paktėn 50 milionė euro.

Besim Govori, drejtor i kompanisė importuese tė cigareve Kosova Tobacco, mjaft i shqetėsuar tha se sivjet importon 40 pėr qind mė pak se vitin e kaluar, sepse ka rėnė shitja.

Ai tha se shitja e cigareve ka rėnė si pasojė e rritjes sė kontrabandės qė po vjen nga tė gjitha anėt.

“Neve na ka ra shitja pėr 40 pėr qind dhe problemi ėshtė kontrabanda. Kėtu s’ka kush tė respektojė rregullat. Kėtu janė njerėz tė cilėt bėjnė shaka me kėto ēėshtje dhe ata kanė pėrgjegjėsi. Tė gjitha kėto parregullsi shkojnė nė dėm tė Kosovės, nė dėm tė buxhetit dhe nė dėm tė qytetarėve tė Kosovės,” tha Govori.

Ndėrkohė, nė Shėrbimin Doganor tė UNMIK-ut nuk e dinė se kontrabanda e cigareve ėshtė duke u rritur nė mėnyrė enorme.

“Nuk e pėrjashtojmė mundėsinė se nė Kosovė mund tė ketė kontrabandė tė cigareve. Por, sikur tė dinim pėr kontrabandė, do ta ndalnim atė,”, tha pėr Express Bashkim Arifi, zėdhėnės i SHD tė UNMIK.
Ai rėnien e importit e lidh me faktin se Kosova ka shėrbyer si vend transit i cigareve pėr shkak tė akcizės sė vogėl. “Cigaren nė Kosovė e kanė lėnė shumė veta edhe pėr shkak tė varfėrisė,” tha Arifi.

Ndryshe mendon importuesi i cigareve. “Cigaren nė Kosovė mund ta kenė lėnė 2 persona e 5 tė tjerė ia kanė nisur,” tha si me shaka Govori. Sipas tij, cigaret e kontrabanduara nė Kosovė janė duke hyrė si nga Serbia dhe Mali i Zi, ashtu edhe nga Maqedonia, Shqipėria, madje edhe nga Bullgaria.

“Shkojnė grupe tė ndryshme tė qytetarėve, tė cilėt marrin cigare nė sasi tė vogla. Por, grupi prej 200 personash arrin tė sjellė sasi tė mėdha. Kjo ndodh veēanėrisht nga Bullgaria, ku akciza e cigareve ėshtė shumė mė e ulėt se kėtu,” tha Govori.

Kontrabandėn e cigareve janė duke e ndihmuar edhe Free Shop-et e krijuar nga Mali i Zi nė kufi me Kosovėn. Pėr nė Kosovė gjithashtu kontrabandojnė edhe qytetarėt nga Serbia, tė cilėt gjatė vikendeve ia mėsyjnė Kosovės me sasi tė vogla tė cigareve qė bashkėrisht sėrish arrijnė tė sjellin mjaft cigare.

Rol tė konsiderueshėm nė rritjen e nivelit tė kontrabandės sė cigareve ėshtė duke luajtur edhe KFOR. Nga dyqanet e hapura ekskluzivisht pėr ushtarėt e KFOR, tash e 6 vite janė duke dalė cigare pa kontroll sidomos tė markės Marlboro qė kushtojnė 2 euro nė treg dhe asnjė nga to s’ka as banderola.

Shėrbimi Doganor ėshtė nė dijeni tė plotė tė kėtij fenomeni, por nuk ka ndėrmarrė asgjė serioze nė kėtė drejtim. “Cigaret qė gjenden nė tregun kosovar pa banderola, kemi informata tė sakta se janė destinuar paraprakisht pėr kontingjentet ushtarake tė KFOR-it,” ka thėnė Ekrem Hajdari, pėrgjegjės pėr luftimin e kontrabandės, nė njė intervistė tė dhėnė pėr Express.

Kosova gjatė viteve tė kaluara kishte shėrbyer edhe si rieksportues pėr shkak tė nivelit tė ulėt tė akcizės. Por, nė njė konferencė ndėrballkanike qė ishte mbajtur para dy vitesh nė Prishtinė, ministrat e financave tė vendeve tė Ballkanit ishin pajtuar pėr nivelizimin e akcizės nė cigare. I vetmi vend qė e ka respektuar kėtė marrėveshje ėshtė Kosova. Ndėrsa vendet si Serbia kanė vepruar nė mėnyrė tė kundėrt, duke e ulur akcizėn. Si pasojė e kėsaj, Kosova nga vendi rieksportues i cigareve ėshtė shndėrruar nė vend ku rieksportohen cigaret. Humbjet mė tė mėdha ėshtė duke i pėsuar buxheti i Kosovės, i cili mbetet pa tė hyrat nga njė prej burimeve kryesore, akcizės sė cigareve.
“Qeveria do tė vijė nė njė gjendje tė tillė, ku nuk do tė mund tė mbijetojė financiarisht. Dhe pėr kėtė duhet tė japin ata pėrgjigje,” tėrhoqi vėrejtjen Govori i cili mendon se importuesit e cigareve janė shumė mė tė ndershėm sesa qeveritarėt apo doganierėt.

ECIKS / Express (Viktor Buzhala, Avdyl Pajaziti)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail