Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

 

PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar


PRISHTINĖ, 22 NĖNTOR – Kreu i Bordit udhėheqės i Postė - Telekomit tė Kosovės, Ilir Salihu, ka thėnė se ditėn e parė tė muajit tė ardhshėm, dhjetor, do tė shpallet konkursi pėr drejtorin e ri tė PTK-sė. Salihu tha se drejtori do tė jetė kosovar dhe ky institucion nuk do tė kthehet nėn menaxhimin e ndėrkombėtarėve.

Salihu nė konferencėn me gazetarė tė Shtyllės IV tė UNMIK-ut, ka theksuar se mandati i drejtorit aktual nė dorėheqje, Etrur Rrustemaj, do tė pėrfundojė nė fund tė vitit dhe posti i tij duhet tė zėvendėsohet me njė drejtor tė ri. Ai ka insistuar se nė krye tė PTKsė nuk do tė vijė ndonjė ndėrkombėtar dhe assesi agjenci konsulente qė “do tė paguhej me njė shumė tė madhe tė parave”. Ai tha se kjo as qė ėshtė pėrmendur nė bord.

“Bordi i PTK-sė ka vendosur qė me njė dhjetor ta shpallė konkursin pėr drejtor tė ri pasi qė drejtorit aktual nė dorėheqje i pėrfundon mandati nė fund tė kėtij viti. Jemi befasuar kur kemi dėgjuar nė mjetet e informimit se do tė vijė njė ndėrkombėtar nė krye tė PTK-sė, kur as qė ka qenė bisedė e bordit njė gjė e tillė”, ka pohuar Salihu.

Nė kuadėr tė kosovarizimit tė kėsaj kompanie, sipas tij, krahas shpalljes sė pozitės pėr drejtor tė pėrgjithshėm, do tė shpallet konkursi edhe pėr pozitėn e drejtorit tė operimeve nė PTK, me qėllim qė tė funksionalizohet sa mė shumė menaxhimi nė kompani. Deri tash me kėtė pozitė ka udhėhequr njė ndėrkombėtar, ndėrsa tash Salihu ka thėnė se po bėhen pėrpjekje qė edhe pėr kėtė pozitė tė zgjidhet njė drejtor vendor. Ai gjithashtu ka mohuar mundėsinė e angazhimit tė njė kompanie konsulente pėr zgjedhjen e drejtorit, por pėr kėtė ka thėnė se sikur edhe para dy vjetėsh, edhe kėsaj radhe do tė angazhojė njė specialist tė burimeve njerėzore, i cili do tė jetė pjesė e panelit pėrzgjedhės dhe do ta kėshillojė Bordin e drejtorėve pėr tė zhvilluar njė proces meritor dhe kompetent. Sa u pėrket kritereve tė vlerėsimit, nuk ėshtė bėrė e ditur se cilat do tė jenė ato, mirėpo, mėsohet se nuk do tė ketė ndryshime tė mėdha nė krahasim me vlerėsimin e para dy vitesh pėr drejtor tė PTK-sė.

Nė anėn tjetėr edhe drejtori menaxhues i AKM-sė, Jasper Dick, ka mohuar qė drejtori i ardhshėm i PTK-sė tė vijė nga radhėt e ndėrkombėtarėve. “Njerėzit thonė se menaxheri i PTK-sė do tė jetė ndėrkombėtar, kjo nuk ėshtė e vėrtetė, ngase ai do tė jetė kosovar”, ka konfirmuar Dick.

Lidhur me arsyet e dorėheqjes sė drejtorit tė PTK-sė, Etrur Rrustemaj, dhe mundėsinė qė ai tė konkurrojė pėrsėri pėr kėtė pozitė, ashtu sikur edhe Salihu, edhe drejtori i AKM-sė ka thėnė se ėshtė ēėshtje personale e Rrustemajt, mirėpo njė gjė e tillė nuk shpresojnė se do tė ndodhė. Ata nuk kanė dhėnė detaje rreth dorėheqjes qė drejtori i ka paraqitur Bordit tė PTK-sė, e cila ka mbetur ende e paqartė pėr opinionin, pėrpos se ka qenė njė letėr nga e cila ka kėrkuar dorėheqjen pėr arsyet e tij personale.

ECIKS / Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail