_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi

Qeverinė e re e presin detyra tė vėshtira. Pėrpos pėrmirėsimit tė imazhit asaj i duhet edhe njė revidim i qasjes sė derisotme ndaj problemeve ekonomike dhe sociale. Nėnvleftėsimi i mėtutjeshėm i kėtyre problemeve, mund ta sjellė atė para falimentimit dhe tė shkaktojė ērregullime sociale

Vjenė, mars 2006 - Ndėrrimet nė institucionet kosovare qė ishin paralajmėruar qysh vitin e kaluar dhe filluan tė bėhen javėn qė shkoi, japin shpresė se vendi ka filluar tė shkojė drejt njė stabilizimi tė pėrgjithshėm dhe njė pjekurie institucionale, qė thėnė troē, nuk ėshtė fort e zakonshme nė pėrditshmėrinė ballkanase. Por, bartja e qetė e pushtetit nga njėra dorė nė tjetrėn, edhe pse ėshtė shenjė pozitive, nuk prognozon automatikisht suksesin e qeverisė sė re. Pushtetarėt e rinj, nėse kanė pėr qėllim tė parandalojnė dėshtimin, duhet qysh tani tė pėrgatiten pėr detyra tė shumta e tė vėshtira. Qė suksesi tė mos mungojė, ata pėrpos me ēėshtjet aktuale rreth statusit duhet tė ballafaqohen edhe me dy probleme akute: sė pari, me pėrmirėsimin e imazhit negativ tė krijuar nga qeveria nė dorėheqje, disa anėtarė tė sė cilės nė qarqet diplomatike e mediale perėndimore janė identifikuar shpesh si njerėz me lidhje tė forta me krimin e organizuar. Kjo “nofkė” tmerruese mund tė hiqet vetėm me njė pėrkushtim tė plotė nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit. Pėrmirėsimi i imazhit tė qeverisė, ėshtė njėkohėsisht edhe pėrmirėsim i imazhit tė vendit dhe sinjal shumė pozitiv pėr investitorėt e huaj.

Sė dyti, qeveria e re duhet tė dėshmojė se ka njė qasje krejtėsisht tė re e profesionale ndaj ēėshtjeve ekonomike dhe sociale nė vend. Gati tė gjithė analistėt dhe ekspertėt qė pėrcjellin zhvillimet nė vend janė tė njėzėshėm pėr faktin se qeveria e shkuar kėto ēėshtje shpesh i ka lėnė pas dore. Kjo mosgatishmėri pėr tu pėrballur me probleme akute u dėshmua edhe me paraqitjen e krizės mė tė re energjetike dhe me vonesat rekorde nė hapjen e njėrės prej arterieve kryesore tė furnizimit tė Kosovės, rrugės Prishtinė-Shkup.

Gjendja mjaft e vėshtirė ekonomike e sociale mbretėron sot jo vetėm si pasojė e keqmenaxhimit tė resurseve ekonomike, por edhe si rrjedhojė e politikave tė gabueshme zhvillimore. Sektori bazė i ekonomisė sė vendit, ai i ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme, ende ballafaqohet me probleme tė ngjashme me ato tė ditėve tė para tė pasluftės e qė karakterizohen me aftėsi tė ulėt konkurruese, produktivitet tė ulėt, kapital tė mangėt human e fizik dhe mungesė tė pėrkrahjes institucionale pėr tė tejkaluar barrierat ekzistuese. Si rrjedhojė, sektori privat nuk ėshtė nė gjendje tė mbushė arkėn e shtetit me aq mjete sa ka realisht nevojė buxheti i Kosovės pėr tė mbuluar shpenzimet e veta. Tani, kur edhe donatorėt e huaj nuk e pėrkrahin mė buxhetin e konsoliduar tė Kosovės, mbetet ende mister se kah do t’i sigurojė qeveria e re mjetet e nevojshme pėr t’i shpėtuar falimentimit.

Njė rekapitullim i shkurtėr i gjendjes sė pėrgjithshme ekonomike tregon se ēmimet e produkteve qė ishin prekur nga kėrkesa joelastike e donatorėve janė duke rėnė, pasi edhe sektori i donatorėve ėshtė nė rėnie. Pra, shumė mallra qė ishin blerė me mjete tė dhuruara nga jashtė, tashmė varen nga niveli i ulėt i shpenzimeve qeveritare dhe nga fuqia blerėse e ekonomive familjare, ngase kėta dy aktorė janė blerėsit e vetėm qė kanė mbetur nė treg. Pasi qė fuqia blerėse edhe mė tutje mbetet e ulėt, vėrehet njė rėnie e vazhdueshme e ēmimeve nė treg, rėnie kjo qė po shkakton njė inflacion negativ. Por, ky deflacion nuk duhet parė me shumė brengosje sepse i ka edhe anėt e veta pozitive dhe si rrjedhojė do tė stimulojė rritjen ekonomike dhe krijojė kushte pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės. Kur jemi te rritja ekonomike, dihet se ajo nė vitin 2005 ka qenė negative me vlerėn - 0,5 pėr qind. Sipas Fondit Monetar Ndėrkombėtar, njė rritje pozitive e GDP gjatė vitit 2006 mund tė arrihet nėse bėhet njė progres i dukshėm kundrejt zgjidhjes sė statusit. Nė kėto rrethana, FMN-ja parasheh pėr kėtė vit njė rritje ekonomike prej rreth 2 pėr qind, rritje kjo qė do tė bazohej nė investimet e sektorit privat dhe nė zėvendėsimin e importeve me produkte vendore.

Por, kėto ndryshime pozitive janė dukshėm tė rrezikuara nga politikat aktuale ekonomike. Bilanci i tregtisė sė jashtme vazhdon tė keqėsohet. Kjo ndodh si pasojė e politikave tė mangėta pėr stimulimin e prodhimeve vendore dhe tė eksportit dhe si pasojė e performancės sė ulėt tė sektorit privat. Nė lidhshmėri me kėtė, buxheti i vendit ėshtė duke shkuar drejt njė deficiti edhe mė tė thellė, ndėrsa tė ardhurat tatimore mbeten tė njėjta ose rrezikojnė tė zvogėlohen. Nė tė njėjtėn kohė rritja e shpenzimeve qeveritare, posaēėrisht me rastin e bartjes sė kompetencave nė sferėn e drejtėsisė dhe punėve tė brendshme, ėshtė e pashmangshme, por vėshtirė tė mbahet brenda limiteve buxhetore. Mungon edhe njė zgjidhje adekuate pėr atė se si dhe nga kush do tė sigurohen mjetet pėr implementimin e plotė tė kontratės kolektive. Andaj, sindikatat me tė drejtė mund tė shqetėsohen nga kjo gjendje dhe tė mobilizojnė masat pėr shfaqjen publike tė pakėnaqėsive sociale.

Kjo pėrmbledhje e shkurtėr e aktualitetit fiskal e ekonomik tregon se problemet janė tė shumta. Dalja nga rrethi vicioz qė mbretėron sot nė ekonominė e Kosovės nuk arrihet as me fjalime tė zjarrta e as me magji. Qeveria e re duhet tė ndėrmarrė masa urgjente nė tejkalimin e krizės duke pėrkrahur nė njėrėn anė sektorin e NVM-ve dhe investimet e huaja e nė anėn tjetėr duke luftuar evazionin fiskal. Pėr tė mos shkaktuar paraqitjen e krizės sė pagesave apo edhe falimentimin e plotė tė qeverisė, asaj nuk i mbetet rrugė tjetėr pos tė kėrkojė sėrish mbėshtetjen e donatorėve, ngase tanimė ėshtė e sigurt se qeveria nuk mund tė llogarisė as nė mjetet e fondit tė privatizimit e as nė ato tė fondit pensional. Edhe sikur qeveria t’i shpallė qė sot luftėn evazionit fiskal dhe ta luftojė atė me shumė intensitet, rezultatet nuk do tė jenė tė menjėhershme. Prandaj, nė kėtė fazė mjaft tė ndjeshme pėr vendin, qetėsia sociale dhe solvenca e qeverisė duhet tė garantohen me tė gjitha mjetet ekzistuese, e pse jo edhe me mbėshtetjen e sėrishme tė donatorėve tė jashtėm.

Autor: Kujtim DOBRUNA


(Kjo analizė ėshtė botuar edhe nė tė pėrditshmen "Koha Ditore" tė datės 8 mars 2006)

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org