|
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė
Vjenė, 7 nėntor 2007 - Sot nė Vjenė, nė organizim tė Nismės Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS), qė pėrfaqėson Agjencinė e Kosovės pėr Promovimin e Investimeve (IPAK) nė rajonin gjermanofolės, ėshtė mbajtur njė konferencė pėr promovimin e sektorit tė turizmit dimėror nė Kosovė, pėrkatėsisht promovimin e investimeve nė qendrėn e skijimit Brezovica.
Investitorėve tė shumtė potencial nga Austria u janė drejtuar pėrfaqėsuesit e ECIKS dhe udhėheqėsit e Agjencionit Kosovar tė Mirėbesimit (AKM). Hamėz Morina nga ECIKS ka informuar kompanitė austriake pėr klimėn e pėrgjithshme tė investimeve dhe biznesit nė Kosovė si dhe shėrbimet qė i ofron zyra e ECIKS/IPAK nė Vjenė, pėrderisa Ahmet Shala dhe Kirk Adams nga AKM kanė paraqitur procesin e privatizimit nė Kosovė dhe kanė folur nė detaje pėr privatizimin e kompleksit turistik Brezovica. Para pėrfaqėsuesve tė kompanive dhe mediave austriake ka folur edhe Christian Mikosch nga Wolf Theiss, i cili ka paraqitur kornizėn ligjore nė Kosovė.
Privatizimi i Brezovicės dhe konferenca e organizuar nga "ECIKS/IPAK Vienna" ka zgjuar njė interesim tė madh tė kompanive austriake. Interesimi i kompanive dhe mediave austriake pėr Brezovicėn ėshtė shumė i rėndėsishėm, kur tė mirret parasysh fakti qė pėrvoja austriake nė turizmin dimėror ėshtė e jashtėzakonshme dhe e pakrahasueshme.
Zyra e ECIKS/IPAK nė Vjenė, e hapur para njė viti me financim tė Qeverisė Austriake, do tė vazhdojė tė promovojė Kosovėn dhe tė ofrojė shėrbime gratis pėr investitorėt potencial nga rajoni gjermanofolės.
ECIKS
|