|
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PRISHTINĖ, 26 NĖNTOR Rritja e fundit e ēmimeve tė naftės do tė reflektohet nė ēmimet e produkteve tė tjera, vlerėsojnė ekspertė tė ekonomisė. Mbi 73 mijė familje tė shėrbyesve civilė, me njė pagė mesatare prej 175 euro, do ta kenė shumė vėshtirė ti pėrballojnė kostos sė lartė tė jetesės, karshi ngritjes drastike tė ēmimeve tė konsumit, thonė ata. Dekani i Fakultetit Ekonomik nė Universitetin e Prishtinės, Rrustem Asllani, vlerėson se Kosova po thellohet nė njė krizė tė rėndė ekonomike, duke llogaritur shkallėn e ulėt tė tė ardhurave pėr kokė banori dhe shpenzimeve. Asllani pohon se shtrenjtimit e kanė gjetur Kosovėn tė papėrgatitur, pasi qė Qeveria ka lėnė anash pėrgatitjen e strategjisė emergjente, duke u dhėnė mė tepėr pas zhvillimeve politike. Ai thotė se shtrenjtimi i naftės do tė reflektohet nė tė gjitha mallrat e tjera dhe se ka gjasa tė ngrihen ēmimet e artikujve tė tjerė edhe mė tej, meqenėse nafta pėrfaqėson bazėn e zhvillimit tė aktiviteteve tė biznesit.
Derivatet e naftės reflektohen nė tė gjitha mallrat e tjera, meqenėse ato pėrfaqėsojnė bazėn e zhvillimit tė aktiviteteve biznesore. Ėshtė e natyrshme pas shtrenjtimit nė nivel botėror, Kosova si vend joprodhues i naftės tė ndikohet mė tepėr, thekson Asllani. Sipas tij, duke pasur parasysh gjendjen ekonomike tė Kosovės, shumė qytetarė do tė detyrohen ta braktisin udhėtimin me vetura dhe kėtė do ta zėvendėsojnė me mjetet e transportit publik, pėr shkak tė kostos mė tė lirė.
Nė tregun e veturave nė Prishtinė, shumė pak qytetarė interesohen tė blejnė vetura luksoze, por kėrkojnė vetura me shpenzime tė ulėta dhe ekonomike.
Megjithatė, nė pikat e shitjes sė karburanteve nė Kosovė ēmimet e naftės kanė arritur nė 1.15 euro, ndėrsa ato tė benzinės nė 1.15 euro, e qė sipas Shoqatės sė Naftėtarėve tė Kosovės parashihet ngritje tė mėtejshme deri nė 1.50 euro pėr naftėn.
Kreu i naftėtarėve tė Kosovės, Nazmi Bytyēi, ka theksuar se nė bursat ndėrkombėtare ēmimi pėr barel ėshtė ngritur nė afro 100 dollarė dhe kjo nė mungesė tė rezervave tė importuesve kosovarė, ėshtė reflektuar menjėherė nė treg. Me gjithė bisedat me tregtarėt, pėr ta mbajtur ēmimin e ulėt, pėr disa ditė nafta e kaloi shitjen e shumicės, pasi qė nuk kishte rezerva, pati theksuar Bytyēi. Sipas tij, frika tjetėr qė ka kapluar vendet prodhuese tė naftės nė rajon, prej nga furnizohen importuesit kosovarė, ėshtė edhe sulmi i mundshėm i SHBA-sė mbi Iranin, qė si pasojė mund tė ngrihet ēmimi i karburanteve edhe mė shumė.
Nė anėn tjetėr, nė tregun botėror ēmimet e naftės kanė arritur rekordin prej 99.29 dollarėsh pėr barel. Analistėt e tregut tė naftės thonė se stabilizimi i ēmimeve do tė bėhet vetėm nė rast se rafineria e naftės OPEC e rrit prodhimin mė shpejt sesa qė pritet, ndryshe konfliktet e mundshme nė botė nuk do tė ndikojnė nė zbritjen e tyre. Oil Movements, njė firmė transportuese e naftės me qendėr nė Britani tė Madhe, ka raportuar qė OPEC pritet tė rrisė eksportin pėr afro 720 mijė barelė nė ditė nė katėr javėt e ardhshme. Ēmimet e naftės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė rritur pėr 43 pėr qind nga gushti nė nėntor, pėr shkak tė rėnies sė rezervave, kėrcėnimit pėr uljen e prodhimit jashtė vendit dhe blerjeve spekulative.
Ēmimi i mazutit, siē raporton Nymex, ėshtė rritur pėr 0.18 centė deri nė 2.7 dollarė pėr njė galon, pėrderisa ēmimi i benzinės ėshtė rritur pėr 1.70 centė deri nė 2.4 dollarė pėr galon. Gjithashtu, edhe kontratat qė kompanitė duan tė lidhin pėr furnizim nė tė ardhmen pėr gazin natyror janė pėr 22.3 centė mė tė larta.
ECIKS / Marrė nga Koha Ditore
|