_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?
Kujtim DOBRUNA, ECIKS, dhjetor 2004


Vjenė - Pesė vite e gjysmė pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, gjendja e pėrgjithshme ekonomike e sociale, pėrkundėr rritjes sė vazhdueshme ekonomike, vazhdon tė jetė larg stabilizimit dhe prosperitetit afatgjatė. Pėrfundimi i fazės sė rindėrtimit e me kėtė edhe tėrheqja e donatorėve tė huaj ka ndalur hovin e zhvillimit ekonomik dhe ka pėrkeqėsuar gjendjen e pėrgjithshme ekonomiko-sociale.

Pėr tė bėrė njė bilanc tė arritjeve dhe tė dėshtimeve nė ekonominė kosovare nė periudhėn e pasluftės, do tė ishte mė e lehtė tė hulumtoheshin ndryshimet e faktorėve makroekonomikė brenda kėsaj periudhe. Por, nė Kosovėn e sotme, njė gjė e tillė ėshtė e pamundur. Arsyet janė tė thjeshta, por tė dhimbshme: sė pari, mungojnė tė dhėnat pėr numrin e saktė tė banorėve. Pėrderisa Ministria e Tregtisė dhe e Industrisė vlerėson se Kosova ka rreth 2,4 milion banorė, Departamenti Makroekonomik i Ministrisė sė Financave thotė se kjo shifėr do tė duhej tė ishte rreth 1,8 milion. Regjistrimi i fundit zyrtar i popullsisė ėshtė bėrė nė vitin 1981, sepse shqiptarėt kishin bojkotuar regjistrimet e mėvonshme tė organizuara nga Serbia. Sė dyti, problemi qėndron nė paaftėsinė dhe nė mungesėn e kapaciteteve dhe tė pėrvojave tė Entit Statistikor tė Kosovės pėr tė pėrmbushur detyrat e veta nė kuadėr tė njė sistemi tė ri ekonomik, siē ėshtė ky i ekonomisė sė tregut. Nga ky kaos informativ ėshtė mjaft e vėshtirė tė bėhet ndonjė pasqyrim reprezentativ pėr tė tashmen ose pėr tė ardhmen e ekonomisė kosovare e nė veēanti pėr arritjet ose dėshtimet e qeverisjes sė deritanishme nė Kosovė.

Trendėt makroekonomikė

Vlerėsimet e deritanishme, qofshin ato nga institucionet kosovare ose nga ato ndėrkombėtare, bazohen kryesisht nė tė dhėna tė pasigurta, qė shpeshherė janė kundėrthėnėse midis tyre. Nė 2001, pėr shembull, FMN-ja kishte vlerėsuar qė Bruto Produkti Shoqėror (BPSh) tė jetė rreth 1.85 miliardė euro, ndėrsa dy vite mė vonė UNMIK-u e kishte korrigjuar kėtė vlerė duke thėnė se BPSh-ja ėshtė shumė mė e vogėl: 1.34 miliardė euro.

Sidoqoftė, trendėt aktualė makroekonomikė, pa vlerėsuar saktėsinė e tyre, japin njė pasqyrė krejt tjetėr nga ajo qė kosovarėt ishin mėsuar tė shihnin nė vitet e para tė pasluftės. Pas njė rritjeje dyshifrore ekonomike nė periudhėn e pasluftės (2001 = 11%), gjatė vitit 2004, ekonomia kosovare ėshtė rritur vetėm me 4 pėr qind. Kėtė shkallė tė rritjes ekonomike sigurisht qė do ta ėndėrronin shumė vende tė eurozonės, por Kosova, qė ėshtė nė njė fazė aq tė ulėt tė zhvillimit ekonomik, nuk ka shumė arsye tė kėnaqet me tė. Aq mė pak kur sot BPSh-ja pėr kokė banori mendohet tė jetė mė e ulėta nė Evropė - vetėm 700 euro; ose kur tė paktėn dyzet pėr qind e popullatės jeton nė varfėri, ndėrsa 15 pėr qind e saj nė varfėri tė skajshme; ose kur niveli i papunėsisė arrin shifrėn prej 70 pėr qind dhe gjasat qė ky nivel tė zvogėlohet nė vitet qė vijnė janė tė pakta, sepse si rrjedhojė e shtimit tė lartė tė popullsisė, tregut tė punės i shtohen ēdo vit nga 36.000 tė rinj.

Performanca e ekonomisė

E gjithė performanca e ekonomisė kosovare bazohet sot kryesisht nė shpenzimet qeveritare, nė dėrgesat e diasporės - afro 600 milionė euro nė vit - e fare pak nė prodhimin vendor, pėrderisa buxheti grumbullohet kryesisht nga tė hyrat doganore nė kufi. Dy elemente qenėsore nė tė cilat do tė duhej tė bazohej ekonomia kosovare janė gati vetėm nocione. Ato janė prodhimi vendor nė kuptim tė gjerė dhe investimet e huaja. Pas boom-it tė pasluftės, duket se edhe ai prodhim i pakėt vendor ka filluar tė bjerė, si pasojė e rėnies sė fuqisė blerėse dhe e pamundėsisė sė eksplorimit tė tregjeve tė huaja.

Si rrjedhojė, Kosova ka sot njė bilanc tė tmerrshėm tė tregtisė sė jashtme. Mbulesa e importeve me eksporte bėhet nė shkallėn prej 3,9 pėr qind (2003: importet 971 milion euro, eksportet 37 milion euro). Pėr njė rritje tė qėndrueshme ekonomike, ky raport do tė duhej tė ishte tė paktėn dhjetė herė mė i lartė. Kjo gjė bėhet edhe mė dramatike kur marrim parasysh se mė se 60 pėr qind e prodhimeve tė importuara mund tė prodhohen shumė mė lirė brenda Kosovės.

Kėto zhvillime paraqesin qartė performancėn e ulėt tė ekonomisė kosovare. Njėri nga faktorėt e paktė pozitivė ėshtė shkalla minimale e inflacionit, qė pėr vitin 2004 parashihet tė jetė pak mbi zero pėr qind. Prandaj, nė skenėn ndėrkombėtare, Kosova njihet me tė drejtė si vendi mė i varfėr nė Evropė, qė pėrkundėr pasurive tė shumta natyrore ende nuk ka arritur tė zhvillojė njė strategji tė qartė tė zhvillimit ekonomik dhe tė daljes nga kriza e pėrgjithshme.

Ngecjet

Megjithatė, problemi i mungesės sė tė dhėnave makroekonomike, nuk e pamundėson vlerėsimin e arritjeve ose tė dėshtimeve nė lėmenjtė e tjerė, disa prej tė cilave do t’i analizojmė me radhė.

Rrugėt - Pėrkundėr disa rindėrtimeve tė vogla, rrjeti ekzistues i rrugėve ėshtė pėrgjithėsisht nė gjendje tė vėshtirė. Mjafton t’i hedhėsh njė sy rrugėve magjistrale tė Kosovės dhe vjen nė pėrfundim se ato tashmė janė bėrė njė fyt i ngushtė pėr nevojat e mėdha tė transportit tė njerėzve dhe tė mallrave. Njė zhvillim i mirėfilltė ekonomik pa rrugė tė reja e moderne ėshtė i pamundur. Kosova nuk mund tė jetė pjesė e integruar e rajonit nėse nė tė ardhmen e afėrt nuk zgjidhen ēėshtjet e transportit rrugor dhe tė atij hekurudhor. Pėr mė shumė, Kosova nuk mund tė llogarisė nė njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik, nėse nė vitet qė vijnė nuk bėhen investime kapitale nė pėrmirėsimin dhe zgjerimin e kapaciteteve tė rrjetit rrugor.

Energjetika - Tash e pesė vite, Kosova ballafaqohet me njė krizė tė thellė energjetike, e cila, krahas statusit politik tė pazgjidhur, ėshtė njė nga barrierat kryesore pėr investitorėt e huaj. Kohė mė parė, zyrtarė ndėrkombėtarė deklaronin se Kosova do tė jetė shumė shpejt nė gjendje tė pėrmbushė edhe nevojat e rajonit me rrymė. Por, realiteti ėshtė krejt ndryshe. Ajo sot, si edhe pesė vite mė parė, nuk mund t’i plotėsojė as nevojat e veta mė elementare me energji elektrike, e le mė ato tė rajonit.

Ideja pėr ndėrtimin e njė termocentrali tė ri, e hedhur kohė mė parė nga pėrfaqėsues tė UNMIK-ut, edhe pse e vonė, ėshtė shumė e mirėseardhur. Problematike, si edhe nė ēdo rast tjetėr nė Kosovė, ėshtė megjithatė (pa)aftėsia e institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare pėr implementimin e kėtij projekti tė rėndėsishėm. Kur kjo ndėrlidhet edhe me shkallėn e lartė tė korrupsionit nė Korporatėn Energjetike tė Kosovės, atėherė shpresat pėr njė dalje tė shpejtė nga kjo krizė bėhen edhe mė tė venitura.

Buxheti - Kur dihet se rreth 70 pėr qind e buxhetit kosovar sigurohet pėrmes taksės doganore, akcizės dhe TVSh-sė nga importi, heqja e barrierave tregtare me vendet e rajonit pėrmes nėnshkrimit tė Marrėveshjeve tė Tregtisė sė Lirė do tė shkaktojė rėnie tė konsiderueshme tė nivelit tė tė ardhurave nga doganat. Pėr tė mbyllur vrimat qė do tė krijohen nė buxhet, qeveria do tė detyrohet tė luftojė me ēdo kusht evazionin fiskal dhe tė ngrejė nivelin e grumbullimeve tė tatimeve brenda vendit. Njė numėr kompanish kosovare, "tė pėrkėdhelura" deri sot nga sistemi i favorshėm tatimor, rrezikojnė qė nė tė ardhmen tė mos mund t’i bėjnė ballė tatimeve tė larta dhe konkurrencės nga mallrat e importuara. Njė rrugėdalje mund tė jenė huatė ndėrkombėtare, pėr tė cilėn ėshtė aprovuar edhe ligji. Por, hyrja nė borxhe, qė shumė shpejt mund tė marrė pėrmasa tė mėdha, nuk ėshtė ndonjė zgjidhje afatgjate.

Papunėsia - Ka qenė e ditur dhe pas marsit 2004 u bė e qartė pėr tė gjithė se niveli i lartė i papunėsisė nė Kosovė nuk ėshtė vetėm njė problem ekonomik e social, por para sė gjithash njė problem politik dhe i sigurisė, si pėr Kosovėn, ashtu edhe pėr rajonin. Si rezultat i papunėsisė sė madhe, Kosova mund tė ballafaqohet me pakėnaqėsi tė mėdha sociale, greva e protesta. Qė tė shmanget paraqitja e kėtyre dukurive destabilizuese, institucionet kosovare duhet tė krijojnė kushte pėr hapjen e rreth 30 mijė vendeve tė reja tė punės nė vit, gjė qė me nivelin e sotėm zhvillimor dhe me shkallėn aktuale tė investimeve tė huaja ėshtė pothuajse e pamundur.

Strategjia

Evitimi i krizave mė tė thella dhe krijimi i bazės pėr zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik nė Kosovė duhet tė bėhet pėrmes forcimit tė strukturės sė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme dhe pėrmes stimulimit tė prodhimit industrial, pėrfshirė kėtu bujqėsinė dhe eksploatimin e minierave dhe tė mineraleve. Qė kjo strategji tė ketė sukses, nevojiten investime tė huaja qė sot mungojnė nė Kosovė. Shėnimet ekzistuese dėshmojnė se nga afro 8 miliardė dollarė qė kanė rrjedhur nė pesė vitet e fundit nė drejtim tė Evropės Juglindore nė formė tė investime tė drejtpėrdrejta, vetėm 30 milionė janė investuar nė Kosovė. Arsyet pėr kėtė nuk qėndrojnė vetėm nė ēėshtjen e pazgjidhur tė statusit politik, por gjithsesi edhe nė mungesėn e koncepteve tė qarta nė Qeverinė e Kosovės pėr nxitjen e investimeve. Pėrpos organizimit sporadik tė disa konferencave investive jashtė vendit, qė nė esencė ishin tė dobėta dhe me njė pjesėmarrje minimale tė investitorėve potencialė nė to, Qeveria e Kosovės ende nuk ka arritur tė krijojė koncepte dhe ide tė qarta rreth marketingut investiv, as pėr investimet e drejtpėrdrejta, as pėr investimet nė kuadėr tė privatizimit. Kjo qeveri nuk i ka kushtuar aspak vėmendje as potencialeve tė diasporės, qė shihet vetėm si njė “lopė qumėshtore”, roli i vetėm i sė cilės ėshtė krijimi i ēerekut tė Produktit Kombėtar Bruto.

Suksesi i qeverisjes nė Kosovėn e katėr viteve tė ardhshme nuk do tė varet nga ajo se kush do tė vėrė nėnshkrimin nė “dokumentin e pavarėsisė”, por nga ajo se sa i lartė do tė jetė numri i vendeve tė reja tė punės qė do tė hapen. Ndėrsa, nėse trendėt aktualė zhvillimorė vazhdojnė me kėtė ritėm e pa ndonjė pėrmirėsim tė veēantė, mund tė rrezikohen tė gjitha proceset zhvillimore dhe stabilizuese nė Kosovė.


(Kjo analizė ėshtė botuar edhe nė gazetėn "Koha Ditore" tė datės 8 dhjetor 2004)

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org