|
KEK tremb hajnat
Prishtinė, 13 nėntor Pavarėsisht faktit qė Kosova ka mungesė tė furnizimit me energji elektrike, nė vendin tonė edhe ajo rrymė qė prodhohet vidhet mbi 50 pėr qind. Por Korporata Energjetike e Kosovės (KEK) ėshtė duke menduar se kėtyre vjedhjeve u ka ardhur fundi. Kjo korporatė tashmė ka filluar tė ndėrmarrė njė aksion, i cili ka pėr qėllim ndalimin e keqpėrdorimeve tė energjisė elektrike. Sipas disa tė dhėnave tė cilat KEK-u i ka treguar nga aksioni i ndėrmarrė, humbjet e rrymės janė zvogėluar dukshėm. Pėrqindja e uljes sė keqpėrdorimeve, sipas zyrtarėve tė KEK-ut, ėshtė zvogėluar pėr njė tė tretėn, duke kaluar nga 54 pėr qind nė 36 pėr qind.
"Aksioni ka filluar nė tėrė Kosovėn dhe ekipet tona janė duke punuar me intensitet tė lartė nė kėtė aksion. Nė qendrat tė cilat ky problem ėshtė mė i theksuar, kemi dėrguar mė shumė ekipe. Vetėm nė Ferizaj janė duke punuar 34 ekipe, por edhe Prizreni ėshtė vend i cili ka paraqitur problem sa i pėrket keqpėrdorimeve. Ndėrsa edhe nė Prishtinė do tė punohet nė kėtė mėnyrė", tha Nezir Sinani, menaxher pėr palė tė interesuara nė KEK. Sipas tė dhėnave tė KEK-ut, humbjet tė cilat i shkaktohen kėsaj korporate nga konsumatorėt e pandėrgjegjshėm janė rreth 11 milionė kilovat orė energji elektrike. "Ne kemi filluar kėtė aksion i cili ėshtė mė i intensifikuar se mė parė. Kemi zbuluar se keqpėrdoren rreth 11 milionė kolovat orė energji elektrike. Jemi duke punuar nė tė gjitha pjesėt e terrenit, nė mėnyrė qė kėto humbje tė ndalen", tha Arben Gjuka, drejtor i divizionit tė rrjetit nė KEK
Nga mungesa e furnizimit me energji elektrike, ankesat e komunitetit tė biznesit kosovar kanė qenė tė shumta. Sipas tyre, shpesh herė ka ndodhur qė nga rryma t'u shkaktohen probleme nė makinat e tyre tė punės. Ndėrsa burime tė gazetės njoftojnė se janė identifikuar njė numėr i madh i bizneseve, tė cilėt keqpėrdorin energjinė elektrike.
"Besohet se nė radhėt e keqpėrdoruesve hynė edhe njė numėr i madh i bizneseve. Nga ajo qė kemi kuptuar janė mė shumė se 60 biznese keqpėrdorues tė energjisė elektrike", tha ky burim. Ndėrkaq, Sinani u shpreh se aksionin tė cilin e kanė marrė ėshtė i pėrkrahur edhe nga institucionet e vendit. "Procesi pėr ndalimin e keqpėrdorimeve tė energjisė elektrike ka filluar muaj mė parė, por intensifikimi i punės ka ndryshuar ditėve tė fundit. Normalisht se kemi edhe mbėshtetjen e institucioneve. Ndėrsa puna jonė ėshtė duke vazhduar edhe me asistencėn e ShPK-sė", shtoi Sinani.
Marrė nga Gazeta Express
|