|
Licencohen kompanitė pėr grumbullimin e mbeturinave
Prishtinė, 30 nėntor 2005 - Autoritetet kosovare kanė licencuar sot 13 kompani publike pėr grumbullimin e mbeturinave nė Kosovė. 7 kompanitė regjionale dhe 6 komunale do tė shėrbejnė pėr rreth 1 milionė e 400 mijė banorė nė zona urbane. Shpresohet qė me kėtė akt tė krijohet njė ambient mė i pastėr pėr qytetarėt.
Nxjerrja e ligjit pėr mjedis dhe e ligjit pėr mbeturina ėshtė njė hap i rėndėsishėm nė pėrmirėsimin e sektorit tė mbeturinave. Kontribut tė veēantė ka dhėnė edhe zyra rregullatore pėr ujė dhe mbeturina e cila sot ka licencuar 13 kompani publike pėr grumbullimin e mbeturinave. Drejtori i kėsaj zyre Afrim Lajēi, shpreson se me kėtė akt do tė arrihet njė shėrbim i pranueshėm pėr konsumatorėt. Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapėsinor, Ardian Gjini, tha se pėrkundėr investimeve tė mėdha nė kėtė sektor, nuk janė arritur rezultate tė mėdha, duke pėrmendur edhe mungesėn e inkasimit. Sfidė me tė cilėn ballafaqohet vendi ynė ėshtė edhe pagesave e shėrbimeve, pėr tė cilėn shefi i shtyllės sė IV tė UNMIK-ut Joachim Ruecker dha vėrejtje konkrete. Kontribut tė veēantė nė kėtė sektor ka dhėnė Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim me rreth 35 milion euro investime. Ėshtė bėrė e ditur, se nė ndėrtim e sipėr janė edhe 9 deponi moderne qė do tė zėvendėsojnė deponitė e vjetra.
ECIKS / RTK
|