|
Kosova sėrish pėrballet me mungesė tė energjisė
Prishtinė, 22 nėntor 2005 - Korporata Energjetike e Kosovės njofton se mbrėmė pas mesnatės ka qenė e detyruar tė nxjerrė nga puna bllokun B1 tė termocentralit Kosova B, pėr shkak tė rrjedhjeve tė mėdha nė brendėsinė e kalasė. Nė bazė tė parashikimeve kjo njėsi pritet tė mbetet jashtė pune sė paku 36 orė.
Pėr ta zbutur kėtė gjendje tė krijuar, KEK-u ka filluar tė importojė energji emergjente: 100 MW pėr orė nga NEK-u i Bullgarisė nga ora 00:00; 20 MW pėr orė nga Rumania pėrmes kompanisė tregtare EGL nga ora 08:00 dhe duke filluar nga ora 16:00 do tė fillojė importimi shtesė prej 150 MW pėr orė nga kompania EPS e Serbisė. KEK-u do tė vazhdojė furnizimin e pandėrprerė pėr institucionet e rėndėsishme tė vendit, ndėrsa pėr konsumatorėt tjerė, orari i reduktimeve do tė jetė 4:2 dhe gjatė pikut do tė zbresė nė 3:3, ka njoftuar Zyra ekzekutive pėr marrėdhėnie me publikun, pranė KEK-ut.
RTK / ECIKS
|