|
Besim Beqaj - kryetar i ri i Odės Ekonomike
Prishtinė, 18 nėntor 2005 - Kuvendi i Odės Ekonomike tė Kosovės zgjodhi sot Besim Beqajn kryetar tė ri me mandat 4 vjeēar. Me kėtė rast, Beqaj u zotua se do tė punojė me njė vizion dhe qasje tė re pėr zhvillimin e biznesit nė Kosovė. Ai u zotua gjithashtu se do tė heqė dorė nga tė gjitha aktivitetet politike, me qėllim qė tė krijohet njė unitet i pėrgjithshėm nė mes tė biznesit kosovar.
Anėtarėt e Kuvendit tė OEK votuan me vota tė fshehta dhe Beqaj u zgjodh me vetėm njė votė mė shumė se kundėr kandidati Mustafė Ibrahimi. Me kėtė rast, Besim Beqaj, tha se parimi bazė ėshtė se OEK do tė kalojė konform strategjisė nėpėr njė proces tė njė ristrukturimi total, jo duke larguar njerėz nga puna, por duke iu krijuar atyre mundėsi pėr trajnime, pėr edukim dhe sjellje konform kėrkesave tė cilat neve na paraqiten.
Kuvendi i OEK-sė pėr nėnkryetar tė OEK-ut rizgjodhi Zeneta Dacin, ndėrsa sekretar i pėrgjithshėm do tė jetė Ejup Qerimi. Kuvendi zgjodhi edhe 21 anėtarė tė Kėshillit Drejtues si dhe miratoi statutin e ri tė Odės Ekonomike tė Kosovės.
ECIKS / RTK
|