|
U prezantua masterplani bujqėsor pėr Kosovėn
Prishtinė, 16 nėntor 2005 - Ministria e Bujqėsisė organizoi sot seminarin Ēėshtja e integrimit tė Kosovės nė strategjinė e Bashkimit Evropian pėr zhvillim rural 2007- 2013", ku u prezantua progresi i arritur nė zhvillimin e masterplanit bujqėsor pėr Kosovėn. Masterplani ėshtė financuar nga Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim.
"AER-i gjatė kėtyre viteve nė lėmin e bujqėsisė ka investuar rreth 83 milionė euro pėrmes projekteve tė ndryshme dhe edhe ky projekt ėshtė nė vazhdė tė investimeve dhe ndihmės sė AER-it nė sektorin bujqėsisė qė ka filluar nė vitet 1998-2000 dhe qė ka 5 faza", tha Qazim Kukalaj, sekretar permanent i Ministrisė sė Bujqėsisė. Kukalaj tha se nga propozim-projektet e bėra nga ana e tyre dhe konsultantėve tė AER-it pėr vitin e ardhshėm presin njė investim prej rreth 8 milionė qė kryesisht do tė jetė i pėrqendruar nė zhvillimin rural dhe ndėrtim institucional. Ndėrkaq, Ros Bull, udhėheqės i projektit tha se qėllim i kėtij projekti 2 vjeēar ėshtė qė tė forcojė kapacitetin institucional tė Ministrisė sė Bujqėsisė pėr tė zhvilluar dhe zbatuar makro-politikėn, politikėn tregtare dhe politikėn e nėnsektorėve bujqėsor. Shqipe Dema, koordinatore pėr projekte nė Ministrinė e Bujqėsisė tha se sektori i zhvillimi rural ėshtė mjaft i rėndėsishėm sepse mundėson reduktimin e kostos sė prodhimit. Kjo ėshtė arsyeja qė sipas saj ky projekt pėr vitin 2006 do tė pėrqendrohet nė zhvillim tė kėtij sektori.
ECIKS / RTK
|