|
PTK dhe Austrian Airlines nėnshkruajnė kontratė
Prishtinė, 15 nėntor 2005 - Ėshtė nėnshkruar sot kontrata mes Postės sė Kosovės dhe kompanisė austriake tė fluturimeve, Austrian Airlines. Me kėtė mundėsohet rrugė mė e shkurtė, mė e shpejtė dhe mė e lirė nė transportin ndėrkombėtar tė dėrgesave, thanė zyrtarėt e PTK-sė.
Me kontratė parashihet transporti i dėrgesave me transit tė mbyllur pėrmes Austrisė deri nė vendet destinuese, pėrmes kompanisė e cila ėshtė shumė e sigurt dhe e njohur nė gjithė botėn, u tha me kėtė rast. Qefsere Kupina, menaxhere e biznesit nė PTK tha se do tė pėrfitojnė si PTK ashtu edhe konsumatorėt: Pėrveē qė do tė pėrfitojmė ne si kompani veēanėrisht njėsia e biznesit, Posta e Kosovės, do tė pėrfitojė gjithashtu edhe konsumatori jonė pėrmes sė cilės tė gjitha dėrgesat do tė dėrgohen shumė shpejt dhe nė formė tė sigurt nė transportin ndėrkombėtar. Christian Welke,l pėrfaqėsues i kompanisė Austrian Airlines, u shpreh i lumtur dhe krenar me kontratė.
Kontrata nuk ka karakter ekskluziv, qė do tė thotė se kontrata tė ngjashme mund tė nėnshkruhen edhe me kompanitė e tjera. Austrian Airlines shėrben nė rreth 180 destinime nė botė.
ECIKS / RTK
|