|
Tre muaj afat pėr licencimin e agjencive turistike
Prishtinė, 7 nėntor 2005 - Ministria e Tregtisė dhe Industrisė sot bėri prezantimin e dy Udhėzimeve Administrative pėr Agjencitė Turistike dhe pėr kushtet minimale - teknike tė ofrimit tė shėrbimeve. Nė takimin, ku morėn pjesė pėrfaqėsues tė Agjencive tė ndryshme turistike dhe hoteliere nė vend u tha se pėrmes kėtyre udhėzimeve ministria ėshtė duke bėrė pėrpjekje pėr krijimin e njė klime sa mė tė qartė pėr funksionimin e kėtyre agjencive nė Kosovė.
Nė bazė tė Ligjit mbi Veprimtaritė Hoteliere dhe Turistike nė Kosovė, tė gjitha Agjencitė e udhėtimeve, qė ushtrojnė aktivitet brenda territorit tė Kosovės, janė tė obliguara qė deri mė datėn 3 shkurt tė vitit 2006 tė licencohen, bėri tė ditur Hysen Sogojeva nga Departamenti i Turizmit dhe Hotelerisė, i Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, i cili bėri prezantimin e dy Urdhėresave Administrative, tė cilat siē tha ai ndihmojnė shumė nė implementimin e kėtij Ligji: Nė kėto Udhėzime Administrative, janė pėrcaktuar procedurat e licencimit, dokumentacioni i nevojshėm si dhe sanksionet administrative nė rastin e shkeljeve ligjore nga subjektet qė merren me veprimtari hoteliere turistike. Nė bazė tė kėtij udhėzimi ėshtė detyrimi pėr pajisje me licencė. Sipas Ligjit tė gjitha Agjencitė duhet tė licencohen deri mė 3 shkurt tė vitit 2006. Sogojeva tha se kjo licencė ėshtė e vlefshme pėr periudhėn dy vjeēare me mundėsi tė vazhdimit, ndėrsa pėr tu pajisur me kėtė licencė, ushtruesit e kėtyre bizneseve duhet ti plotėsojnė disa kritere tė cilat vlerėsohen nga komisioni i pėrcaktuar nė bazė tė kėsaj Urdhėrese Administrative. Po ashtu me Udhėzimin mbi kushtet minimale-teknike pėrcaktohen kushtet tė cilat duhet ti plotėsojnė Agjencitė e udhėtimeve, varėsisht nga lloji i shėrbimeve qė ofrojnė, mėnyra, si dhe kushtet minimale qė duhet ti plotėsoj zyra pėr llojin e caktuar tė agjencisė sė udhėtimeve. Ndėrsa, pėr marrjen e licencės Agjencia e udhėtimeve duhet tė ketė edhe garanci bankare. Pjesėmarrėsit nė kėtė takim, pėrfaqėsues tė Agjencive Turistike nė vend, thanė se kėto udhėzime administrative duhet tė krijojnė mundėsi adekuate, pėr ushtrimin e kėsaj veprimtarie, ku duhet tė ketė dhe mė shumė pėrgjegjėsi ndaj shtetit. Sa i pėrket pėrgatitjes profesionale ata ishin tė mendimit se pėrveē drejtuesve tė agjencive, nuk duhet te jetė i obligueshėm fakulteti, pėr punonjėsit tjerė. Afati pėr vėrejtje e sugjerime tė Agjencive Turistike pėr Urdhėresat Administrative, ėshtė deri mė 15 nėntor 2005.
ECIKS / RTK
|