|
Mobikos-Mobitel operator i dytė i telefonisė mobile?
Prishtinė, 6 nėntor 2005 - Zyrtarė nga kompania sllovene e telefonisė mobile, Mobitel, kanė deklaruar pėr radion Blue Sky se janė optimist qė konzorciumi Mobikos-Mobitel do tė jetė operator i dytė i telefonisė mobile nė Kosovė. Sergej Goriup, nėnkryetar i Mobitelit ka qėndruar nė Prishtinė pėr tu njohur mė pėr sė afėrmi me ecuritė, pas vendimit tė qeverisė sė Kosovės qė tė bėhet rivlerėsim i tenderit nga njė kompani konsulente profesionale.
Vendimi mė i fundit i qeverisė pėr rivlerėsim tė tenderit pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile nė Kosovė, ka ringjallur besimin tek fituesi shumė i pėrfolur i tenderit, konsorciumi Mobikos-Mobitel. Pėr kėtė arsye, zyrtarėt e kompanisė mė tė fuqishme nė tregun slloven, Mobitel, nė krye me zėvendės-presidentin Sergej Goriup, kanė qėndruar nė Kosovė pėr tu njohur me ecuritė. Goriup tha se kishin ardhur nė Prishtinė, pas vendimit tė qeverisė pėr rivlerėsim. Ai tha se ky rivlerėsim nuk i frikėson ata. Pėrkundrazi, janė tė bindur se oferta e tyre ka qenė mė e mira. Njė kompani e specializuar nė fushėn e telekomunikacionit, do tė bėjė rivlerėsimin e tenderit, e cila mė pas do t'i japė qeverisė vlerėsimin pėrfundimtar. Qeveria e Kosovės dhe Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART) do tė jenė bashkė-financues tė procesit tė rivlerėsimit tė tenderit, i cili pritet tė kushtojė afėr 100 mijė euro, ndėrkohė shpallja e tenderit pėr pėrcaktimin e kompanisė pėr rivlerėsim, pritet tė bėhet sė shpejti. Ish-ministri i Telekomunikacionit, Zef Morina, nė gusht tė vitit 2004, pas sugjerimit tė UNMIK-ut, Qeverisė dhe auditorėve ndėrkombėtarė, e kishte anuluar tenderin pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile, me arsyetimin se kishte shkelje procedurash. Mė pas, ėshtė bėrė njė vlerėsim i procedurave tė tenderit nga kompania irlandeze Helm, hetimet e sė cilės u komentuan nė mėnyra tė ndryshme. Ndėrkohė, konsorciumi ka bėrė edhe pagesėn e 6.5 milionė eurosh nė buxhetin e Kosovės, ashtu si ishte pėrcaktuar me tender. Edhe kjo pagesė dėshmon se ne jemi kompani serioze, tha nėnkryetari Goriup, gjatė vizitės mė tė fundit nė Prishtinė. Ai tha se me rikonfirmimin e fitores sė tyre, shumė shpejt do ti vendosin antenat dhe qytetarėt e Kosovės do tė kenė mundėsi tė zgjedhin pėr operatorin i cili ofron shėrbime mė tė mira dhe mė tė lira.
ECIKS / RTK
|