|
Vazhdon greva e punėtorėve tė arsimit
Prishtinė, 19 tetor 2005 - Ka hyrė sot nė ditėn e 17-tė greva e mėsimdhėnėsve tė arsimit, tė cilėt kėrkojnė nivelimin e pagave. Zyrtarė tė Sindikatės sė Bashkuar tė Arsimit dhe Shkencės, thanė sot nė njė konferencė pėr shtyp se greva po respektohet edhe mė tutje nga shumica e institucioneve arsimore dhe se ajo nuk do tė ndalet deri nė realizimin e plotė tė kėrkesave tė punėtorėve tė arsimit.
Kryetari i Sindikatės sė Bashkuar tė Arsimit Shkencės dhe Kulturės Ali Shabanaj tha se mbrėmė ėshtė mbajtur edhe njė takim ndėrmjet ministrit tė Arsimit Agim Veliu dhe pėrfaqėsuesve tė SBASHK-ut por as nga ai takim nuk ėshtė gjetur njė zgjidhje pėr ndaljen e grevės.
Kreu i sindikatės sė arsimit tha se qeveria duhet tė njoftojė qytetarėt se ku kanė mbetur 7 milion euro tė premtuara pėr nivelimin e pagave.
Kryetari i SBASHK-ut Ali Shabanaj tha se edhe sot greva e mėsimdhėnėsve vazhdon tė mbahet nė mbi 90 pėr qind tė institucioneve arsimore. Telegrame mbėshtetjeje pėr mėsimdhėnėsit kosovarė sot kanė dėrguar sindikata e SHPK-sė, pastaj sindikata e arsimit e Holandės ajo e Maqedonisė dhe Shqipėrisė.
ECIKS / RTK
|