|
Punohet nė rritjen e kapaciteteve nė furnizim me ujė
Prishtinė, 17 tetor 2005 - Vitin e ardhshėm, kapacitetet e ujit tė pijshėm tė Kompanisė Ujėsjellėsi Rajonal Prishtina, do tė shtohen edhe pėr 100 litra ujė nė sekond. Kjo do tė arrihet me ndėrtimin e 5 puseve tė reja nė lagjen Kolovica tė Prishtinės, ku edhe filluan punimet sot. Investimet fillestare nė shumė 200 mijė euro i siguroi Kompania Ujėsjellėsi Rajonal Prishtina, ndėrsa i tėrė projekti do tė kushtojė 2 milionė euro.
Sot filluan punimet hidrogjeologjike pėr hulumtimin e ujit, mu nė hapėsirėn, nė tė cilėn deri nė vitin 1983 ekzistonin dhe funksiononin 3 puse, tashmė tėrėsisht tė shkatėrruara. Shpėtim Lajēi, asistent i drejtorit tė Kompanisė Prishtina, thotė se sasia e ujit qė do tė sigurohet nga kėto puse, mund ti furnizojė afro 40 mijė banorė. Kryerjen e punimeve rreth hapjes sė puseve tė reja nė Kolovicė, po e ndihmojnė edhe pjesėtarė tė TMK-sė dhe tė KFOR-it.
ECIKS / RTKLive
|