|
OEK kėrkon mė shumė kompetenca
Prishtinė, 17 tetor 2005 - Oda Ekonomike e Kosovės kėrkon mė shumė kompetenca nė fushėn e ekonomisė, nga shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut Joachim Ruecker. Ruecker ndėrkaq, i pėrgėzoi zyrtarėt e Odės pėr organizimin e takimit nė Shtėrpce, mes biznesmenėve nga Kosova dhe atyre nga Serbia e Mali i Zi.
Po ashtu, nė takimin e sotėm, i cili u mbajt nė Odėn Ekonomike mes prijėsve tė Odės me Ruecker, ėshtė kėrkuar qė nė Odė tė funksionojnė disa agjenci tė rėndėsishme. Nėnkryetari i Odės Mustafė Ibrahimi, tha se kėto agjenci do tė punonin shumė mė mirė nėse i menaxhon OEK-u.
Kėrkesat kryesisht janė tė orientuara nė atė qė Odės ti jepet mundėsi qė tė ketė apo tė funksionojė agjencia pėr regjistrimin e bizneseve, agjencia pėr investime dhe shumė agjenci tė tjera tė cilat tani pėr tani janė nė fazėn e konstituimit. Kjo sigurisht do tė funksiononte dhe do tė bėnte shumė mė mirė nėse ato do ti liheshin apo do ti ketė nėn kompetenca OEK, ka thėnė zotėri Ibrahimi.
Shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut Joachim Ruecker tha se do ti ketė parasysh kėto kėrkesa tė Odės dhe njėherėsh pėrgėzoi pėr takimin e realizuar nė Shtėrpce.
Unė e kam lavdėruar z. Ibrahimi pėr punėn shumė tė mbarė, pėr njė punė sistematike. Po ashtu i kam pėrgėzuar pėr aktivitetet e fundit, UNMIK-u ka qenė shumė i interesuar pėr takimin e fundit nė zonėn e Shtėrpcės, ka thėnė Ruecker.
Nėnkryetari i Odės, Mustafė Ibrahimi, tha se Shtylla e Katėrt ėshtė duke bėrė punė tė shkėlqyeshme nė proceset e mbėshtetjes sė ekonomisė.
ECIKS / Radio Kosova
|