|
Mbi 10 milionė euro nė hidrocentralin e parė privat
Florin Krasniqi, biznesmen shqiptaro-amerikan, ka investuar mbi 10 milionė euro pėr 8,3 MW/orė energji elektrike nė hidrocentralin e parė privat nė Kosovė
Prishtinė, 14 tetor 2005 - Filloi punėn hidrocentrali i Lumbardhit nė Kozhnier tė Deēanit, hidrocentral i parė privat qė ndėrtohet nė Kosovė. Investitori i kėtij hidrocentrali ėshtė biznesmeni Florin Krasniqi, president i kompanisė Triangle General Contractorc Inc, me qendėr nė Nju-Jork tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Prodhimi nė kėtė objekt energjetik evidenton edhe megavatėt e parė tė prodhuar nga njė kompani private. Triangle General Contractorc Inc, nė marrėveshje me Korporatėn Elektroenergjetike tė Kosovės dhe Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit, ka marrė nė shfrytėzim afatgjatė kėtė hidrocentral. Ėshtė njė shembull i shkėlqyer, kur investitori privat hyn nė rrezikun e investimeve dhe bėn biznes. Ministra kosovare e Energjetikės ėshtė e interesuar tė ndihmojė me tė gjitha mėnyrat, qė ata tė kenė leverdi pėr investime, tha Agron Dida, zėvendėsministėr nė Ministrinė e Energjisė dhe Minierave.
Biznesmeni Krasniqi tha se gjysmėn e investimeve e ka siguruar pėrmes njė kredie qė ka marrė nga qeveria amerikane. Ka qenė problem sigurimi i kredisė, sepse ėshtė e para qė institucionet shtetėrore amerikane japin pėr njė investitor privat. Kosova nuk ka infrastrukturė ligjore pėr kėto lloj kredish, por ne e kemi hapur rrugėn, qė ishte tepėr problematike, tha Krasniqi. Krasniqi kėtu ka investuar mbi 10 milionė euro, dhe do tė prodhojė 8,3 MW/orė energji elektrike. Menaxheri i KEK-ut, John Ashley, tha se sistemi energjetik nė Kosovė ka nevojė pėr investime tė mėdha dhe kapitale.
Realizimi i projektit nė Kozhnier ėshtė njė moment qė u hap rrugė investimeve private nė industrinė elektroenergjetike, tha ai. Zėvendėsministri Dida tha se ka edhe biznesmenė tė tjerė tė interesuar pėr tė riaktivizuar edhe hidrocentralet e tjera nė Kosovė. Agim Krasniqi, drejtor teknik i hidrocentralit, tha se me energjinė qė prodhohet nė kėtė hidrocentral mund tė furnizohet njė pjesė e madhe e komunės sė Deēanit. Ia vlen shumė tė investohen nė energjetikė, tha ministri Haki Shatri.
Biznesmeni Krasniqi tha se projekti ėshtė realizuar pėr 18 muaj, dhe ka punėsuar 22 punėtorė.
ECIKS / Biznesi
|