|
BERZH-i kėrkon liberalizimin e tregut tė telefonisė
Pėrfaqėsuesit e Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) nė Prishtinė, Paul Moffat dhe Kenji Nakazawa, thanė se do tė ofrojnė asistencė teknike
Prishtinė, 12 tetor 2005 - Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) u ka rekomanduar autoriteteve nė Kosovė qė ta liberalizojnė tregun e telefonisė nė vend. Sipas tyre, hapja e tregut dhe mbėshtetja e rregullatorit tė pavarur, konform praktikave tė Bashkimit Evropian, mundėson aplikimin e konkurrencės sė lirė nė sektorin e telekomunikacionit, si alternativa e vetme pėr zhvillimin e kėtij sektori. Pėrfaqėsuesit e Bankės Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim nė Prishtinė, Paul Moffat dhe Kenji Nakazawa, kėto komente i bėnė pas takimit me kreun e Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit tė Kosovės, Anton Berisha. Kryetari i ART-sė i ka informuar zyrtarėt e Bankės Evropiane me aktivitetet e ART-sė pėr zhvillimin e sektorit tė telekomunikacionit, si dhe nevojėn imediate tė hapjes sė tregut dhe konkurrencės sė lirė nė kėtė sektor. Pėrfaqėsuesit e BERZH-it i kanė premtuar ART-sė asistencė profesionale dhe teknike pėr implementimin e projekteve tė saj.
Posta dhe Telekomi i Kosovės (PTK) ėshtė i vetmi operator qė ofron shėrbime tė telekomunikacionit nė Kosovė. Kėto shėrbime janė kritikuar nė raportin e Komisionit Evropian, dega ekzekutive e Bashkimit Evropian, i cili i ka cilėsuar si mė tė dobėtat e mė tė shtrenjtat nė rajon. Vitin e kaluar ART-ja pati pėrzgjedhur kompaninė Mobikos si operator tė dytė, por UNMIK-u e anuloi fituesin e tenderit me pretendimin se ka pasur korrupsion gjatė procesit.
ECIKS / Biznesi
|