|
BB: 15 pėr qind e kosovarėve jetojnė nė varfėri tė skajshme
Prishtinė, 27 shtator 2005 - Varfėria nė Kosovė ka shtrirje tė gjerė, por mund tė merren veprime direkte, thuhet nė njė raport tė Bankės Botėrore qė u prezantua sot nė Prishtinė. Vlerėsimi i varfėrisė nga Banka Botėrore thotė se 37 pėr qind e popullatės janė tė klasifikuar si tė varfėr, kurse 15pėr qind janė nėn linjėn e varfėrisė sė skajshme. Rezultatet e Bankės Botėrore janė tė bazuara nė anketėn buxhetore tė ekonomive familjare nga Zyra Statistikore e Kosovės.
37 pėr qind tė popullatės tė klasifikuar si tė varfėr jetojnė me mė pak se 1.42 euro nė ditė. 15 pėr qind qė janė nėn linjėn e varfėrisė sė skajshme tė ushqimit, jetojnė me 93 cent nė ditė. Rezultatet e Bankės Botėrore janė tė bazuara nė anketėn buxhetore tė ekonomive familjare nga Zyra Statistikore e Kosovės. Zėvendės-kryeministri Adem Salihaj, falėnderoi Bankėn Botėrore pėr angazhimin dhe tha se Qeveria ėshtė duke punuar nė zbutjen e varfėrisė:
Fakti se ky raport botohet nė kohėn kur i kemi intensifikuar pėrgatitjet tona pėr hartimin e strategjisė dhe planit tė zhvillimit e bėn atė mė tė vlefshėm. Unė jam i sigurt se ai do tė shėrbejė si njė dokument mbi tė cilin mund tė mbėshtetet ndėrtimi i objektivave tona strategjike si dhe politikat, programet dhe projektet qė kanė tė bėjnė me reduktimin e varfėrisė.
Edhe shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Joachim Ruecker u shpreh se raporti i Bankės Botėrore vjen nė njė moment kyē dhe bėri thirrje pėr bashkim tė forcave, me qėllim tė ndėrtimit tė njė plani tė mirėfilltė tė zhvillimit ekonomik, qė do tė ndikonte edhe nė zbutjen e varfėrisė.
Pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore pėr Kosovė, Kantan Shankar, kėrkoi njė pėrkushtim tė fuqishėm nga hartuesit e politikave nė qeveri dhe partnerėt e tyre ndėrkombėtarė, pėr tė zbatuar programet politike qė pėrshpejtojnė njė rritje tė gjerė dhe kontribuojnė nė reduktimin e varfėrisė.
ECIKS / Radio Kosova
|