|
Pėr privatizimin e 21 ndėrmarrjeve janė ofruar mbi 21 milionė euro
Prishtinė, 22 shtator 2005 - Udhėheqėsit e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit kanė hapur ofertat pėr rrethin e shtatė tė tenderit tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore. Kėshtu 21 ndėrmarrje shoqėrore do tė privatizohen sipas Spinoff-it tė rregullt, prej tė cilave do tė krijohen 29 ndėrmarrje tė reja.
Zėvendėsshefi i UNMIK-ut Larry Rossin ka theksuar se interesimi i investitorėve nė ēdo rreth ėshtė duke u rritur dhe kjo tregon se zhvillimi ekonomik nė Kosovė ėshtė duke u bėrė hap pas hapi. Ai ka shtuar se ėshtė shumė i kėnaqur qė pėr ēdo valė tė privatizimit ka mė shumė rezultate pozitive.
Joachim Ruecker, shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut duke folur pėr rezultatet e arritur nė procesin e privatizimit bėri tė ditur se deri mė tash nėpėrmjet privatizimit nė fondin e AKM-sė do tė grumbullohen 119 milionė euro, derisa nga kjo punėtorėt do tė pėrfitojnė 23 milionė euro.
Shuma totale e ofertave ėshtė mbi 21 milionė euro, ndėrsa shuma mė e lartė 5.100.000 euro ėshtė afruar pėr ndėrmarrjen "Eksimkos", e cila merret me ofrimin e shėrbimeve pėr tregti.
Nė anėn tjetėr, tri ndėrmarrje tė tjera do tė shiten me Spinoff special.
ECIKS / QIK
|