|
BE ka dhėnė 60 milionė euro pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės
Prishtinė, 22 shtator 2005 - Bashkimi Evropian deri mė tash ka dhėnė 60 milionė euro pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Aktualisht BE ėshtė duke i financuar programet e shėrbimeve kėshilluese pėr biznes tė quajtura Tam dhe Bas, tė cilat i menaxhon Agjencia Evropian pėr Rindėrtim. Kėto dy programe kanė treguar rezultate tė kėnaqshme nė zhvillimin e disa ndėrmarrjeve nė Kosovė. Nėpėrmjet kėtyre dy programeve ofrohet ndihmė profesionale pėr ngritjen e kapaciteteve nė ndėrmarrjet e vogla, tė mesme dhe tė mėdha mė e qėllim tė zhvillimit ekonomik tė vendit.
Tam programi pėrkrah 53 ndėrmarrje kosovare nė zhvillimin e planeve tė biznesit, tė marketingut, tė resurseve humane dhe tė teknologjisė. Ndėrkaq Bas-programi deri mė tani nė Kosovė ka aprovuar 13 programe dhe janė nė shqyrtim edhe 19 programe tė tjera.
ECIKS / QIK
|