|
Kompania austriake kryeson tregun rumun tė sigurimeve
Grupi austriak Wiener Städtische renditet i pari nė tregun rumun tė sigurimeve, nėpėrmjet kompanive qė ai kontrollon, me njė volum primesh prej 130 milionė eurosh pėr gjysmėn e parė tė 2005-ės
Vjenė, 13 shtator 2005 - Konkurrenca nė tregun rumun tė sigurimeve po rritet ndjeshėm me kalimin e kohės. Kėshtu, grupet mė tė mėdha siguruese nė kėtė shtet kanė bėrė publike tė ardhurat pėr gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti. Nė listėn e pėrbėrė nga mbi 30 kompani siguruese, i pari renditet grupi austriak i sigurimeve, Wiener Städtische, nė tregun e sigurimeve tė Rumanisė, nėpėrmjet kompanive qė ai kontrollon me njė volum nga primet nė shumėn e 130 milionė eurove pėr gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti, njė rezultat ky mė i lartė se ai i njoftuar nga kompania e dytė mė e madhe nė vend, Allianz-Tiriac Asigurari, e cila ka grumbulluar shumėn e 110 milionė eurove pėr gjashtėmujorin.
Kompanitė e grupit Omniasig grumbulluan 325 milionė leu rumunė nga sigurimi i jetės dhe ai i pėrgjithshėm. Ndėrkohė, kompania tjetėr rumune e sigurimeve, e zotėruar nga Wiener Städtische, Unita, regjistroi prime nė shumėn e 148 milionė leu nė tė dy segmentet e tregut, pasuar nga Agras, e cila pėr gjashtėmujorin e parė tė vitit siguroi tė ardhura nė shumėn e 20 milionė leu. Njė konkurrent i rėndėsishėm i tregut rumun tė sigurimeve, kompania Asirom, siguroi nga primet rreth 98 milionė euro deri nė fund tė qershorit.
Sipas raportit vjetor tė Komisionit Mbikėqyrės tė Sigurimeve (CSA), Allianz-Tiriac Asigurari renditet e para, pėrsa i pėrket sigurimit tė brendshėm, me 21,4 pėr qind tė tregut. Ndėrkohė qė rezultatet e gjashtėmujorit tregojnė se kompania austriake Wiener Stadtische ėshtė kryesuesi i vetėm nė tregun e brendshėm tė sigurimeve.
Sipas drejtuesit tė kėsaj kompanie, targeti i kompanisė ėshtė tė arrijė tė mbajė vendin e parė, si pėr vitin 2005 ashtu edhe pėr 2006-ėn. Aktualisht Wiener Städtische kontrollon kompaninė rumune Unita me 99,99 pėr qind tė aksioneve tė saj, dhe Omniasig me 72,8 pėr qind tė aksioneve, ndėrkohė qė ka pjesė edhe nė kompaninė tjetėr tė sigurimeve Agras.
Wiener Städtische ėshtė njė nga lojtarėt mė tė rėndėsishėm nė tregun e sigurimeve nė Europėn Qendrore dhe atė Lindore. Grupi ėshtė prezent nė 15 shtete, pėrfshi edhe Austrinė. Gjatė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti ky grup raporti njė volum primesh nė shumėn e 2,44 miliardė eurove, ndėrkohė qė fitimi bruto arriti nė 125,3 milionė euro. Vetėm gjatė muajve tė parė tė kėtij viti Wiener Städtische ka blerė kompani sigurimi nė Republikėn Ēeke, Poloni, Rumani, Kroaci dhe Ukrainė.
ECIKS / Biznesi
|