|
Vreshtaria nė shkatėrrim, nuk brengoset njeri
Prizren, 12 shtator 2005 - Para luftės nė komunėn e Prizrenit nė sektorin shoqėror nė prodhim ka pasur 1500 ha tė mbjella me hardhi tė rrushit, sortimentesh tė ndryshme, ndėrsa tash ka vetėm 320 ha dhe ajo nė gjendje jo tė mirė dhe jo frytdhėnėse, prej tė cilave vetėm 6 ha mund tė japin rendimente.
Ėshtė pėr keqardhje ajo ēfarė po ndodh me vreshtarinė e sektorit shoqėror nė komunėn e Prizrenit, kur tė merren parasysh se ēfarė kushte tė volitshme agroklimatike dhe tokėsore ka pėr kultivimin e hardhisė sė rrushit. Kėtė vit nga vreshtat e sektorit shoqėror nuk do tė ketė rendimente tė rrushit, pėrveē nė njė sipėrfaqe prej 6 ha qė i ėshtė dhėnė nė shfrytėzim njė fermeri privat, thotė Jakup Kastrati, ekspert i bujqėsisė.
Sipas shėnimeve poseduese dhe ekspertizave nė terren rreth 900 ha tė mbjella me hardhi tė rrushit janė para falimentimit, tė cilat pas luftės janė lėnė pa tė zotė dhe nė mėshirė tė askujt.
Kastrati thotė se kėtė vit nga puna e parė nė terren pritet tė grumbullohen rreth 150 vagonė me rrush nga 320 ha sa janė tė mbjella nė sektorin privat, apo nga 5000 kg pėr hektar.
Nėse bėhet njė llogari e thjeshtė, atėherė do tė nxirren shifrat se nga 900 ha tė pashfrytėzuara brenda kėtij viti janė humbur mė tepėr se 400 vagonė me rrush.
Nga e gjithė kjo mund tė konkludohet se ėshtė koha qė zyrtarėt dhe organet pėrgjegjėse tė lėvizin nė kėtė drejtim dhe tė shpėtojnė sė paku sipėrfaqet e mbetura me hardhi tė rrushit, kur dihet se pėr tė mbjellė dhe fituar rendimente tė rrushit duhet tė pritet katėr vjet.
ECIKS / Kosovapress
|