|
Nėnshkruhet MTL-ja mes Maqedonisė dhe Kosovės
Prishtinė, 1 shtator 2005 - Me kėmbimin e letrave ndėrmjet shefit tė UNMIK-ut Soren Jessen Petersen dhe zėvendėskryeministrit maqedonas Minēo Jordanov, ėshtė nėnshkruar sot Marrėveshja pėr tregti tė lirė mes Kosovės dhe Maqedonisė. Marrėveshja mundėson shkallė tė lartė tė liberalizimit tė tregtisė dhe do tė zbatohet sipas rregullave tė Organizatės tregtare botėrore, ndėrsa kohėzgjatja e saj ėshtė e lidhur me mandatin e UNMIK-ut nė Kosovė
Zėvendėskryeministri i Maqedonisė Minēo Jordanov dhe pėrfaqėsuesi i posaēėm i sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, Soren Jesen Petersen, me kėmbim tė letrave, kanė nėnshkruar sot Marrėveshjen e pėrkohshme pėr tregti tė lirė mes Republikės sė Maqedonisė dhe UNMIK-ut, kėshtu ka bėrė tė ditur sot Qeveria e Maqedonisė. UNMIK-u, siē kumton kabineti i kryeministrit te Maqedonisė, kėtė Marrėveshje do tė fillojė pėrkohėsisht ta zbatojė nga data e nėnshkrimit tė saj, ndėrsa hyrja formale nė fuqi do tė pasojė pas ratifikimit tė saj nė Kuvendin e Maqedonisė. Marrėveshja e pėrkohshme, e cila mundėson shkallė tė lartė tė liberalizimit tė tregtisė, do tė zbatohet sipas rregullave tė Organizatės tregtare botėrore, ndėrsa kohėzgjatja e saj ėshtė e lidhur me mandatin e UNMIK-ut. Siē thuhet nė kumtesė, bėhet fjalė pėr marrėveshje asimetrike. Tregtia e pėrgjithshme pėr import tė prodhimeve nga Kosova nė Maqedoni ėshtė me trajtim tė padoganuar, derisa pėr eksportin e prodhimeve tė Maqedonisė nė Kosovė ėshtė paraparė trajtim pa doganė pėr 90 pėr qind tė prodhimeve, pėrveē pėr tetė prodhime pėr tė cilat dogana vazhdimisht do tė zvogėlohet nė periudhėn e tranzicionit prej dy viteve e gjysmė. Me doganė nė Kosovė do tė hyjnė nafta, vezėt, qepa, lakra, specat dhe vera. Kėto prodhime industriale dhe bujqėsore do t'i nėnshtrohen doganės nė periudhė prej 2,5 viteve, pas ēka nga 1 janari tė vitit 2008 do tė lirohen nga dogana. Deri nė fund tė kėtij viti kėto prodhime do tė kenė doganė prej tetė pėr qind, ndėrsa vitin e ardhshėm shtatė dhe nė vitin 2007 do tė doganohen me nga gjashtė pėr qind. Ndryshe, edhe pėrkundėr mos nėnshkrimit tė deritanishėm tė kėsaj marrėveshje, Kosova ka mė shumė se njė muaj qė ka filluar ta praktikoj marrėveshjen, e cila sipas ekspertėve ekonomik, ka ndikuar nė rritjen e buxhetit tė Kosovės.
ECIKS / RTKLive
|