Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Pėrmirėsime tė turizmit nė Shqipėri


Tiranė, 29 gusht 2005 - Shumė emigrantė shqiptarė qė kaluan sezonin veror nė Shqipėri ndihen tė kėnaqur nga pėrparimi i sivjetshėm i turizmin shqiptar. Nė pikėn kufitare tė Kakavijės duke u rikthyer nė Greqi emigrantėt thonė se kanė gjetur shėrbime mė tė mira dhe gatishmėri tė administratės pėr tu plotėsuar nevojat qė kanė pėr procesin e legalizimit tė dokumenteve. Por sipas tyre vendi ka ende njė infrastrukturė tė keqe dhe probleme me ujin dhe energjinė.

Disa mijėra emigrantė shqiptarė qė erdhėn nė Shqipėri pėr sezonin veror kanė nisur tė rikthehen pranė vendeve tė tyre tė punės nė Greqinė fqinje. Ndryshe nga Pika kufitare e Kapshticės, ku , sipas policisė shqiptare, janė vėnė re ditėt e fundit radhė tė gjata , nė pikėkalimin tjetėr kufitar tė Shqipėrisė me Greqinė atė tė Kakavijės qarkullimi duket mė se normal. Nėpunėsit shqiptarė thonė se emigrantėt tashmė “ia kanė marrė dorėn” duke mos e lėnė udhėtimin e kthimit ditėt e fundit tė skadimit tė afatit pėr lėvizjen nė kufi me lejeqėndrime. Kėtė vit ky afat i pėrcaktuar nga Ministria greke e Rendit ėshtė deri mė 31 gusht.

Petrit Kamberi , njė emigrant nga Vlora, thotė se ka gjetur njė Shqipėri tė pėrmirėsuar. I ndodhur prej shtatė vjetėsh nė Greqi, Petriti thotė se Vlora i ėshtė dukur me mė shumė pushues se ēdo vit tjetėr. I pyetur se sa para harxhon nė njė sezon veror familja e tij zoti Kamberi pėrgjigjet se pushimet ēdo vit nė Shqipėri i kushtojnė mbi 1500 dollarė.

Shkėlqim Draga ėshtė nga Fieri dhe banon prej vitesh I vetėm nė Greqi. Ai thotė se sivjet ka pėlqyer qė pushimet ti kalojė nė Himarė dhe nė Durrės. Kam harxhuar rreth 1000 dollarė pėr rreth 15 ditė , thotė ai dhe e vetmja gjė qė i ka lėnė shije tė keqe thotė se ėshtė infrastruktura rrugore, shumė e dėmtuar. Nė raport me vitet e shkuara pėr sa I pėrket turizmit Shqipėria ka bėrė hapa para, thotė Shkėlqimi.

Nė bazė tė shifrave tė policisė shqiptare vlerėsohet se mbi 120 mijė emigrantė kanė hyrė nė Shqipėri nga Greqia gjatė muajve Qershor dhe Korrik vetėm pėrmes Pikės sė Kakavijės. Tė ardhurat qė emigrantėt shpenzojnė pėr turizmin pėrbėjnė bazėn e tė ardhurave qė pėrfitohen nga industria e turizmit shqiptar. Tė ardhurat nga turizmi vitin e shkuar, sipas ekspertėve tė Bankės Botėrore , pėrbėnin rreth 10 % tė Prodhimit tė Brendshėm.

Pėr shumė emigrantė shqiptarė qė rikthehen nė Greqi mbetet nė qendėr tė interesimit Ligji i Ri pėr emigracionin i porsamiratuar nga Qeveria greke. Por pėr njė pjesė tjetėr jo tė vogėl mungon informimi pėr kėtė ligj. Selamiu, njė emigrant nga njė zonė malore e Tepelenės qė udhėtonte pėr nė Selanik me bashkėshorten dhe dy vajzat thotė se nuk i del kurrė koha tė lexojė gazetat e nuk di gjė pėr ligjin. Por, ashtu si edhe pėr shumė emigrantė tė tjerė , Selamiu thotė se pėr tė ka rėndėsi qė tė lėvizė lirshėm sic ka lėvizur kėto vite nė kufirin mes tė dy vendeve.

Ndryshe nga vitet e tjera emigrantėt shqiptarė qė rikthehen drejt Greqisė thonė se verėn e vitit tjetėr do vijnė sėrish pėr pushime nė Shqipėri. Ndoshta edhe pėr faktin se kėtė radhė nė tė dy anėt e kufirit nėpunėsit grekė dhe shqiptarė ua kanė shkurtuar pritjen nė radhėt kilometrike.


ECIKS / VoA (Raimond Kola)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail