|
Dyert e "Ferronikelit" tė mbyllura pėr "Alferonin"?!
Prishtinė, 29 gusht 2005 - Dyert e Ferronikelit dhe objekteve pėrcjellėse tė kėsaj ndėrmarrjeje, do tė jenė tė mbyllura pėr Alferonin, fituesin e tenderit pėr privatizim, thanė sot nė njė takim me gazetarė, pėrfaqėsuesit e Kėshillit Organizativ tė Protestave nė mbrojtje tė Ferronikelit. Pėrfaqėsuesit e Kėshillit, paralajmėruan edhe njė protestė mė 1 shtator nė Drenas, pas tė cilės, nė rast tė mos ritenderimit tė Ferronikelit, ata paralajmėruan forma tjera radikale.
Mėnyra, ndikimi i fituesit, ēmimi i vogėl, blerėsi me prejardhje tė dyshimtė, janė ndėr faktorėt qė na sollėn nė situatė qė ta kundėrshtojmė fuqishėm Alferonin, dhe tė kėrkojmė nga autoritetet pėrkatėse qė sėrish tė bėj ritenderimin e Ferronikelit. Ēėshtja e Ferronikelit nuk ėshtė vetėm e punėtorėve tė saj por edhe e gjithė qytetarėve tė kėsaj ane si edhe tė gjithė Kosovės, tha kryetari i Kėshillit tė protestave nė mbrojtje tė Ferronikelit, Gani Halilaj. Ai ka paralajmėruar edhe njė protestė nė shenjė pakėnaqėsie me rrjedhat e deritashme rreth ēėshtjes sė Ferronikelit:
"Kėshilli organizativ, nė mbledhjen e mbajtur para tri ditėsh ka marrė vendim dhe jemi tė vendosur nė kėrkesat legjitime tė popullit tė Drenicės qė njėherėsh ėshtė edhe kėrkesė e tėrė Kosovės, dhe edhe kėrkesė e Sindikatės sė punėtorėve tė Ferronikelit qė tė organizojmė edhe njė protestė e cila do tė jetė e fundit e reagimit tė tillė. Ndėrsa nėse sėrish nuk do tė dėgjohet zėri i atyre qė duhet tė dėgjohet ka mundėsi qė protestat do tė radikalizohen.
Kryetari i Sindikatės sė punėtorėve tė Ferronikelit, Ferki Karaxha, tha se mos pėrfillja e ēėshtjes sė Ferronikelit bėhet pikėrisht nga ata tė cilėt mė sė paku e njohin rėndėsinė e kėsaj ndėrmarrjeje. Sipas tij nė Ferronikel nuk po ndodhė procesi i privatizimit por shitje klasike e pronave dhe kjo ėshtė ēėshtje e padrejtė ndaj kėsaj ndėrmarrjeje, sepse tė gjithė e dinė se:
"Nuk ka kuptim as Trepēa, as KEK-u pa Ferronikelin, sepse do tė ndodhė njė rebalancim i madh i faktorit zhvillimor nė Kosovė nė qoftė se nė Ferronikel lejohet tė ndodhė kjo qė po tentohet tė ndodhė, shitje e thjeshtė e pronės. Ato resurse ose ato kapacitete industriale qė po tentojnė tė futen nė ekonominė e tregut shitja e xehes dhe shitja e pjesėve mė vitale tė Kosovės do ta dėmtojnė rėndė krejt ekonominė kosovare, sidomos industrinė e rėndė dhe ekonominė e metaleve me ngjyrė dhe industrinė e metaleve nė pėrgjithėsi.
Pėrfaqėsuesit e Kėshillit Organizativ tė Protestave, thanė se do tė jenė kėmbėngulės nė kėrkesat e tyre andaj shqetėsimin e tyre do ta shprehin nė forma tė ndryshme pėrderisa do tė hasin edhe mė tej nė veshin e shurdhėr tė institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare pėr kėtė ēėshtje.
ECIKS / RadioKosova
|