Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

KEK-u do mbledhė borxhet me kallashnikov


Njė task force pritet tė krijohet nga UNMIK-u, Qeveria e Kosovės dhe KEK-u. Kjo forcė do tė kooperojė me Shtyllėn e Parė tė UNMIK-ut, gjykatat dhe policinė, pėr tė mbledhur rreth 250 milionė euro borxh qė i ka popullata e Kosovės qė prej pėrfundimit tė luftės. Vetėm 40 pėr qind e popullatės e paguan rrymėn, ndėrkohė qė reduktimet vazhdojnė edhe gjatė verės

Prishtinė, 24 gusht 2005– Kallashnikovėt dhe armėt e tjera qė i zotėron policia e Kosovės, sė bashku me gjykatat, pritet tė provohen pėr zgjidhjen e problemit mė akut nė Kosovė, mospagesės sė energjisė elektrike nga ana e popullatės. Kjo ėshtė zgjidhje e vetme qė u ka rėnė ndėrmend zyrtarėve tė UNMIK-ut, AKM-sė dhe qeverisė sė Kosovės pas dėshtimit qė prej 6 vjetėsh pėr mbledhjen e kėtyre borxheve.

Lajmi ėshtė konfirmuar nga zyrtarė tė AKM-sė, por kjo mundėsi ėshtė pėrmendur edhe nga vetė ministri i Energjetikės, Etem Ēeku. Sipas zyrtarėve tė AKM-sė, tani kjo ēėshtje ka arritur nė zyrėn ligjore tė UNMIK-ut dhe janė duke u diskutuar modalitetet rreth organizimit dhe kompetencave qė do tė ketė kjo task forcė. Njėkohėsisht formimi i task force-s shihet edhe si shpėtim pėr kompaninė irlandeze ESBI, e cila ėshtė duke e menaxhuar KEK-un pa asnjė sukses, ndėrkohė qė janė dhėnė parą tė mėdha nga buxheti i Kosovės pėr kėtė kompani.

“Task force do tė jetė njė trup ndėrvepruese qė do tė bashkėpunojė me gjykatėn dhe policinė pėr t’i mbledhur borxhet dhe pėr tė rritur arkėtimin e pagesave tė energjisė elektrike. Do tė jetė njė trup e zgjedhur,” tha burimi i gazetės nga AKM-ja. Megjithėse ende nuk dihet nėse ata personalisht do tė posedojnė armė dhe ēfarė lloj armėsh, gjėja qė dihet ėshtė se ata do tė kenė bashkėpunim special me gjykatat dhe policinė, d.m.th. kėto dy institucione do tė jenė nė dispozicion tė task force-s sa herė qė individėt e ndryshėm kėrcėnojnė kur u shkėputet rryma. Dispeēerėt e KEK-ut kėrcėnohen vazhdimisht kur shkojnė pėr t’ua ndėrprerė energjinė konsumatorėve nė Kosovė, ndėrsa Shtylla e Katėrt e UNMIK-t ka deklaruar se nuk mund tė japė detaje mė shumė pėr organizimin e saj, pasi ende nuk ka ndonjė vendim.

“Nuk ka ende ndonjė vendim dhe detaj pėr kėtė ēėshtje tė task force-s sė KEK-ut, ndaj nuk kemi mundėsi tė japim informacione. Megjithatė, kur tė jemi nė pozitė tė dimė mė tepėr mbi kėtė ēėshtje, do t’ju informojmė,” deklaroi Angela Grip, pėrgjegjėse pėr informim nga Shtylla e Katėrt e UMIK-ut.

Administrata Ndėrkombėtare nė Kosovė, pėrfshirė edhe qeverinė e Kosovės, kanė provuar ēdo mundėsi pėr tė rritur inkasimin e rrymės, por tė gjitha kanė dėshtuar, duke pėrfshirė edhe fushatat e shtrenjta publicitare pėr ta paguar rrymėn.

Vitin e parė kompania irlandeze qė menaxhon KEK-u, kontrata e tė cilėve ėshtė afėr skadimit, ėshtė paguar 3,2 milionė euro, ndėrsa vitin e dytė asaj parashikohet t’i jepen 2,6 milionė euro. Por kjo kompani, edhe pse ėshtė paguar kaq shtrenjtė, nuk ėshtė treguar fare e suksesshme nė arkėtimin e borxheve, dhe AKM-i nuk ėshtė kėnaqur me punėn e saj, por ka ndėrmend qė ta vazhdojė kontratėn edhe njė vit. Ministri i Energjetikės, Etem Ēeku, ka dhėnė shumė vėrejtje pėr drejtimin e punės sė kompanisė. Sipas shifrave tė vetė Korporatės Elektroenergjetike tė Kosovės, popullata nė Kosovė i ka borxh asaj rreth 250 milionė euro. Qė prej pėrfundimit tė luftės vetėm 40 pėr qind e popullatės e paguan rrymėn, ndėrsa pjesa tjetėr nuk i pėrgjigjet asnjė ftese. Kosova, po ashtu pėrballet me reduktime tė energjisė, megjithė investimet e shumta nė termocentralet e vjetra prej rreth 900 milionė eurosh.

Biznesi
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail