|
Hotel "Grand" del nė shitje pėr 12 milionė euro
Prishtinė, 18 gusht 2005 - "Hotel Grand Prishtina" nė Prishtinė pritet tė dalė nė shitje nė fillim tė shtatorit me Spin-off special, qė presupozon, se pronari i ardhshėm i hotelit nuk do tė pėrcaktohet vetėm nga ēmimi qė ofron, por edhe nga numri i punėtorėve qė do tė mbajė nė punė si dhe nga programi i investimeve
Hotel Grand, hoteli me pesė yje nė qendėr tė Prishtinės, do tė dalė nė shitje nė fillim tė shtatorit, me njė ēmim fillestar prej 12 milionė euro, sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė kompanisė, Zekė Ēeku. Vlerėsimi i kėtij objekti ėshtė bėrė nga Agjencia Sllovene e Privatizimit. Vlerėsimi i objektit ėshtė bėrė nė vitin 2002 dhe pėr mua ky ėshtė ēmimi real i tij,- thotė Ēeku. Hotel Grand pritet tė hidhet nė shitje me Spin-off special, qė do tė thotė se pronari i ardhshėm i hotelit, nuk do tė pėrcaktohet vetėm nga ēmimi, por edhe nga numri i punėtorėve qė do tė mbajė nė punė blerėsi i ri dhe programi i investimeve.
Hotel Grandi nė Prishtinė, ka 600 dhoma dhe njė sipėrfaqe prej 34 mijė metrash katrorė. Agjencia Kosovare e Mirėbesimit ka ndėrprerė zbatimin e njė kontrate pėr investimin e 3 milionė eurove nga kompania zvicerane Swis Casino, e cila kishte shprehur interes pėr investime tė reja nė kėtė hotel. Ēeku preferon investitorėt e jashtėm, pasi thotė se nė Kosovė nuk ka eksperiencė tė mirėfilltė pėr tė menaxhuar njė hotel tė tillė, por as para pėr tė paguar dhe investuar mė tej.
Por megjithė vlerėsimin e agjencisė sllovene, ėshtė tregu ai qė do tė pėrcaktojė ēmimin, pėr sa kohė qė AKM-ja nuk ka pėrcaktuar njė ēmim paraprak.
Nė marrėveshje me AKM-nė, kemi arritur qė Hotel Grand dhe hoteli tjetėr Iliria tė shiten me Spin off special, ku 50 pėr qind e ofertės do tė varet nga numri i punėtorėve qė do tė punėsojė kompania blerėse, 25 pėr qind nga ēmimi qė do tė ofrojė dhe 25 pėr qind tė tjera nga programi i investimeve,- tha Ēeku.
Hotel Grandi ėshtė ndėrtuar si njė hotel me pesė yje, por teknologjia brenda hotelit ėshtė e vjetėrsuar. Orenditė nė dhoma janė tė vjetra dhe me pėrjashtim tė disa dhomave, ku ėshtė investuar gjatė dy viteve tė fundit, shumica prej tyre mund tė quhen tė denja pėr hotele me tre yje.
Pėr ta bėrė Hotel Grandin nė Prishtinė me 5 yje, duhen rreth 10 milionė euro investime. Konstrukti i kėtij hoteli ėshtė pėr 5 yje, duke pasur parasysh madhėsinė e dhomave, sallave dhe hapėsirės para hotelit,- tregon Ēeku.
Dy vitet e fundit nė kėtė hotel janė investuar rreth 7 milionė euro nga fitimi i grumbulluar. Deri nė vitin 2003, ka pasur aktivitet dhe kjo lidhet me numrin e madh tė ndėrkombėtarėve dhe organizatave tė huaja qė operojnė nė Kosovė,- thotė drejtori i hotelit. Rreth 95 pėr qind e klientelės sė hotelit ėshtė e huaj. Ndėrkohė qė konkurrenca e madhe e ka dėmtuar shumė aktivitetin e hotelit, pasi vetėm nė Prishtinė dhe rrethinat e saj, gjenden mbi 80 hotele, motele tė ndryshme dhe kjo ka sjellė pakėsimin e punės nė Hotel Grand,- pohon Ēeku pėr konkurrencėn.
Njė pėrparėsi e Hotel Grandit ėshtė se ndahet nė tre kulla, tė cilat me njė investim mund tė kthehen nė zyra biznesi, zyra administrative apo aktivitete tė tjera tė ngjashme.
Investitorėt nga Kosova nuk kanė asetet e nevojshme dhe as eksperiencėn e duhur pėr tė mbartur mbi supet e tyre menaxhimin e tij. Do preferohej qė ata tė ishin tė huaj dhe tė vazhdonin traditėn e deritanishme tė kėtij hoteli. Por problemi i pazgjidhur i statusit, sigurimit tė investimeve si dhe i situatės sė pėrgjithshme, mund tė ēojė deri nė dėshtimin e tenderit,- pėrfundoi Ēeku.
Ēmimet e hotelit
Aktualisht ēmimi pėr tė fjetur nė Grand pėr njė person, ėshtė 60 euro pėr njė natė, ndėrkohė qė kur kėta persona vijnė nė marrėveshje me institucionet, ēmimi pėr ta zbritet nė 50 euro. Dhomat dyshe pėr personat qė vijnė nga institucionet, ēmimi ėshtė 80 euro, ndėrsa pėr individėt privatė arrin nė 130 euro nata.
ECIKS / Biznesi
|