|
UNMIK: Muajve qė vijnė fillon pėrcaktimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės
Prishtinė, 16 gusht 2005 - Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara Soren Jessen-Petersen tha tė hėnėn nė Prishtinė se zhvillimet janė nė rrugė tė mbarė qė pėrcaktimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės tė fillojė gjatė muajve tė ardhshėm.
Ai i bėri kėto komente me tė kthyer nga pushimet duke vlerėsuar se zgjidhja e statusit tė Kosovės do tė ndihmonte edhe pėrmbushjen e proceseve tė kthimit tė personave tė zhvendosur por edhe tė vendosjes sė lirisė sė lėvizjes dhe sigurisė pėr komunitetet pakicė.
Ai e cilėsoi si hap shumė tė rėndėsishėm vendimin e qeverisė sė Kosovės pėr ndryshimet nė planin pėr decentralizimin qė sipas tij ėshtė dėshmi e pėrkushtimit tė fuqishėm tė saj. Ndryshimet nė kėtė plan u pasuan nga nėnshkrimi i pesė urdhėresave ekzekutive pėr zbatimin e pilot komunave, nga ana e zėvendėsit tė tij Larry Rossin.
Jessen-Petersen shprehu keqardhjen qė Beogradi zyrtar ka dėshtuar tė shfrytėzojė rastin pėr tu angazhuar nė kėtė proces.
ECIKS / KosovaLive
|