|
Kosova me kod tė vetin telefonik
Burime pranė UNMIK deklaruan se +889 apo +909 do tė jetė kodi i ri Kosovės, i miratuar nga ITU, e cila ka marrė vendim pro ndarjes sė kodit. Edhe shefi i shtyllės sė katėrt, Ruecker ka konfirmuar marrjen e shpejtė tė kodit dhe shpalljen e tenderit pėr telefonin e dytė mobile
Prishtinė, 9 gusht 2005 - Unioni Botėror i Telekomunikacioneve (ITU) ka ndarė kodin e telefonisė pėr Kosovėn, ndėrsa sė bashku me zbatimin e kėtij kodi tė ri qė do ti kursejė Kosovės miliona euro, pritet tė shpallet edhe tenderi i dytė i telefonisė mobile. Burime pranė UNMIK-ut kanė sqaruar se Unioni Botėror i Telekomunikacionit javėn qė shkoi ka marrė vendim pro ndarjes sė kodit tė telefonisė, me gjithė reagimin e Beogradit. "Vendimi ėshtė dhe pritet qė tė bėhet shpallja publike e kėtij vendimi", kanė sqaruar burime nė UNMIK.
Sipas tyre kodi i Kosovės do tė jetė ose +889 ose 909, por ende nuk ėshtė pėrcaktuar saktė. Lajmin se ITU,tanimė ka marrė vendimin pėr ndarjen e njė kodi pėr Kosovėn, e konfirmon edhe shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Ruecker. Kosova humb nė vit mbi 50 milionė euro nga mospasja e njė kodi tė telefonisė. Kėrkesa nga ITU, pėr njė kod telefonik ėshtė bėrė kohė mė parė por reagimet serbe nuk kanė lejuar vendimin pro ndarjes sė kodit.
"Kodi i pėrcaktuar nga ITU ėshtė njė kod komercial, si ai i kompanive tė mėdha", tha Bedri Rama, ish drejtori i Telekomit tė Kosovės. Sė bashku me kodin e ri tė telefonisė mobile, shefi i shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut ka paralajmėruar edhe shpalljen e tenderit pėr telefonin e dytė mobile.
Tenderi i dytė i telefonisė mobile qe shpallur dhe pėrfunduar gjatė 2004-ės, por fituesi Mobikos-Mobitel u kontestua nga njė pjesė e qeverisė sė Kosovės, zyra amerikane, ajo britanike dhe konkurrentėt e tjerė nė tender, me pretendimin se ka pasur parregullsi gjatė procedurės dhe vlerėsimit. Procesi i tenderit u anulua mė vonė nga PSSP. Fituesit, konsorciumi Mobikos-Mobitel vazhdon tė pretendojė se tenderi ka qenė i rregullt dhe se ata janė fituesit. Ky konsorcium ka ngritur padi nė gjykatėn e Prishtinės. Konsorciumi Mobitel Mobikos ka derdhur gjithashtu nė bankė paratė e licencės mė njė vlerė prej 6,5 milionė euro, tė cilat nuk po shfrytėzohen nga qeveria e Kosovės, por qė janė llogaritur pėr tu shfrytėzuar me buxhetin e vitet 2005, si ndarje buxhetore.
ECIKS / Biznesi
|