|
Korporatizohen Telekomi i Kosovės dhe Aeroporti i Prishtinės
Prishtinė, 9 korrik 2005 - Posta e Telekomi i Kosovės dhe Aeroporti i Prishtinės janė korporatizuar dhe ky ėshtė njė proces qė pėr kompanitė kosovare duket tė jetė sfidues pėr shkak tė konkurrencės ndėrkombėtare. Korporatizimi i kėtyre dy ndėrmarrjeve ka kushtuar 4 milionė euro.
Udhėheqėsi i shtyllės sė katėrt tė UNMK ut Joachim Ruecker, ka deklaruar se korporatizmimi i kėtyre dy kompanive ėshtė njė proces shumė transparent dhe i qartė pėr botėn e biznesit dhe me struktura qeverisėse shumė tė qarta.
"Me korporatizmim bėhet adaptimi i kėtyre ndėrmarrjeve publike nė ndėrmarrje moderne qė janė nė treg. Ne i kemi i orientuar nga dobia e konsumatorėve duke i pėrgatitur ato pėr njė ambient konkurrues".
Sipas tij, korporatizimi ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr PTK nė qė tė jetė nė gjendje tė ballafaqohet me sfidat ndėrkombėtare dhe tė bėhet transformimi i strukturės komplete tė ndėrmarrjeve publike duke e pėrfshirė edhe PTK. Ajo ėshtė transferuar nė shoqėri aksionare dhe do tė bėhet njė kompani aksionare me departamente tė veēanta komerciale, tha Ruecker. Kjo ēon te njė pasqyrė me e qartė e pėrgjegjshmėrisė dhe pėr shėrbime mė tė mira, tha ai.
Ndėrkaq ministri i Ekonomisė dhe Financave Haki Shatri ka vlerėsuar se korporatizimi ka qenė i domosdoshėm me faktin se ėshtė pjesė e standardeve. Ndėrsa Xhefri Gevin, drejtor dhe menaxhues i PTK, tha se procesi i korporatizimit ėshtė iniciativė e AKM sė edhe PTK sė. Rėndėsia e kėtij procesi, sipas tij, ėshtė pėrgjegjėsia qė bie nė bordin e drejtorėve dhe ekipit menaxhues qė do ta udhėheqė ndėrmarrjen nė mėnyrė sa me tė transparente duke i pėrmbushur standardet e kėrkuara. "PTK do t'i ketė pėrparėsitė e tė qenit ndėrmarrje ligjore dhe me rritje tė operimeve nė treg", tha Gevin. Zyrtarėt e AKM sė thanė se duhet ta pėrfundojnė kėtė punė dhe t'i vendosin strukturat menaxhuese nė vend. Tani janė dy kompani tė para tė korporatizuara nė shoqėri aksionare dhe me strukturat menaxhuese tė qarta.
ECIKS
|