|
Bordi i AKM-sė pendohet: "Alferon" shpallet blerės i Ferronikelit
Prishtinė, 7 korrik 2005 - Pa asnjė vote kundėr, Bordi i AKM-sė ka vendosur qė ofertuesi i dytė, kompania Alferon, tė jetė pronar i Ferronikelit nė Drenas, njofton Koha Ditore.
Edhe pse ofertuesi i parė Adi Nikel ka ofruar ēmim mė tė lartė pėr 16 milionė euro, anėtarėt e Bordit kanė konsideruar se nuk ka pasur konsorcium valid.
Kemi zgjedhur ofertuesin e dytė, sepse i pari nuk ka konsorcium valid. Kjo ėshtė njė zgjidje logjike tha tė mėrkurėn shefi i Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Joachim Ruecker, gjatė njė pauze, pas gjashtė orė pune tė Bordit..., mbledhja e tė cilit ka vazhduar deri nė orėt e vona.
Dyshimet rreth konsorciumit
Ruecker ka sqaruar tutje pėr Kohėn Ditore se pėrbėrja e konsorciumut Adi Nikel, qė ka ofruar 49,5 milionė euro, tash nuk ėshtė e njėjtė sikur me rastin e ofertimit, pėrkatėsisht tė rrethit tė partė tė tenderit.
Komisioni i pėrzgjedhjes ėshtė takuar pėrsėri dhe ka vendosur se pėrbėrja e ofertuesit tė parė nuk ėshtė e njėjtė sikurse me rastin e ofertimit, prandaj edhe ėshtė diskualifikuar, sqaroi z. Ruecker pėr gazetėn.
Adi Nikel nė fillim, nė garėn pėr tenderin e AKM-sė, ėshtė futur nė konsorcium me Feni tė Maqedonisė dhe Percchin e Italisė. Mė pas ėshtė mėsuar se ofertuesi i dytė Alferon ka blerė kompaninė maqedonase. I gjetur nė kėtė situatė, Adi Nikel ėshtė munduar qė nė konsorcium ta fusė kompaninė gjermane Thyssen Krupp, e cila ėshtė tėrhequr duke iu bashkuar ofertuesit tė dytė.
Mirėpo, shefi i Shtyllės IV shtoi se tash pėr tash Alferoni ėshtė vetėm fitues i pėrkohshėm, sepse duhet tė verifikohet historiku i tij.
Nėnkryetari i Bordit tė AKM-sė, ministri pėr Tregti dhe Industri, Bujar Dugolli, i cili ėshtė akuzuar nga ofertuesi i parė pėr marrėveshje tė fshehta me Alferonin, tha se nė mėnyrė tė kujdesshme i kanė shqyrtuar tė gjitha mundėsitė dhe nė mėnyrė unanime kanė marrė vendimin.
Adi Nikelit i kemi dhėnė shans edhe pas prishjes sė konsorciumit, qė ai tė ndėrtojė njė konsorcium tė ri, por sėrish ka dėshtuar tha Dugolli pėr Kohėn Ditore, duke shtuar se tė gjitha dilemat edhe pėr kompaninė e shpallur fitues i pėrkohshėm do tė shqyrtohen brenda njė muaji.
Nėse vėrtetojmė qė diēka sėshtė nė rregull, si pėr kompaninė, apo prejardhjen e parasė, normalisht nuk do ta ratifikojmė kontratėn. Por, nėse gjithēka ėshtė nė rregull, ne do ta pėrkrahim atė, tha Dugolli dhe bėri me dije se asnjė anėtar i Bordit nuk ka qenė i mendimit qė tė ritenderohet shitja e Ferronikelit pa ia dhėnė shansin ofertuesit tė dytė.
Ferronikeli i shitet atij qė ofroi ēmim mė tė lirė
Sado qė Adi Nikel ka pėrsėritur se do ta padisė AKM-nė nė gjykata ndėrkombėtare nėse nuk e shpallin fitues, sipas Dugollit nuk mund te ketė asnjė padi qė mund tė hedhė vendimin e Bordit tė AKM-sė.
Sido qė tė jetė, ne jemi tė gatshėm tė ballafaqohemi me ēdo vendim tė gjykatės shtoi ai, njofton mė tutje gazeta.
I pyetur nga gazeta se a ėshtė e vėrtetė qė rusėt qėndrojnė prapa ofertuesit tė dytė, Dugolli shtoi se informacionet qė i kemi, flitet pėr njė kompani me seli nė Londėr dhe me pronar kryesor njė izraelit qė ka aksione nė shumė vende tė botės.
Bordi nuk ka informata se kjo kompani ka diēka me Serbinė dhe pėr momentin kėto janė spekulime, tha Dugolli pėr Kohėn Ditore.
Zyrtarėt e Adi Nikelit kanė akuzuar qeveritarėt nė Bordin e AKM-sė se Alferoni ėshtė shpallur fitues pėrkundėr ofertės gati 17 milionė euro mė tė lirė, pasi qė ka korruptuar kėta qeveritarė.
Nė njė shkrim tjetėr, Koha Ditore informon mė detajisht pėr kėto akuza tė kompanisė Adi Nikel ndaj qeveritarėve. Sipas zyrtarėve tė kėsaj kompanie, pėr tė fituar tenderin asaj i janė kėrkuar gjithsej 3 milionė euro - nga njė milion pėr ministrin Dugolli, pėr kryeministrin Kosumi dhe pėr AAK-nė. Kėto akuza mė pas janė demantuar nga ministri Dugolli dhe janė quajtur si shpifje dhe tė pavėrteta.
Ditė mė parė Kuvendi i Komunės sė Drenasit dhe Sindikata e Pavarur e Punėtorėve tė Ferronikelit kanė kėrkuar anulimin e tenderit me arsyetim se prapa blerėsit Alferon qėndrojnė kompani ruse dhe serbe.
Fati i tenderit tė Ferronikelit do tė varet nga vėrtetimi i historikut dhe i prejardhjes sė parave tė blerėsit tė ri Alferon. Vetėm pas kėsaj do tė vendoset pėr lidhje tė kontratės me Alferonin apo pėr ritenderim, kanė bėrė tė ditur zyrtarė ndėrkombėtarė nė Kosovė.
ECIKS
|