|
Ligji pėr tregti me naftė do ta nxisė konkurrencėn
Prishtinė, 29 qershor 2005 - Nė mbledhjen e Kuvendit tė Shoqatės sė Derivateve tė Naftės u tha se Ligji pėr tregtinė me naftė dhe derivate tė naftės, i miratuar nga Kuvendi i Kosovės dhe i nėnshkruar nga shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen, do ta nxisė konkurrencėn e lirė dhe korrekte nė sektorin e naftės nė Kosovė, ndėrsa me kėtė do tė eliminohen sjelljet e paligjshme nė kėtė sektor.
Nė kėtė takim pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė dhe Odės Ekonomike, thanė se kėto institucione do tė angazhohen maksimalisht pėr tė ndihmuar nė zbatimin e plotė tė kėtij ligji, si dhe nė ndihmėn pėr zhvillimin e kėtij biznesi. Gjatė diskutimit, u theksua nevoja qė nė Kėshillin pėr rregullimin edhe vėzhgimin e sektorit tė naftės, i cili vepron nė kuadėr tė Ministrisė tė Tregtisė dhe Industrisė, tė jetė edhe njė anėtarė i kėsaj shoqate. Me kėtė rast u tha se pėrfaqėsimi i shoqatės nė kėtė kėshill, do ta mundėsojė mbrojtjen e interesave tė anėtarėve tė vet tė cilėt janė tė gatshėm qė nė tėrėsi ti zbatojnė ligjet nė fuqi dhe ti pėrmbushin tė gjitha obligimet ndaj shoqėrisė.
ECIKS / RTKLive
|