|
U finalizua MTL me Maqedoninė
Prishtinė, 28 qershor 2005 - Tė martėn nė Prishtinė ėshtė bėrė finalizimi i Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė (MTL) ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė. Kjo marrėveshje do tė jetė nė interes tė stabilizimit, zhvillimit dhe bashkėpunimit nė fushėn e tregtisė ndėrmjet dy vendeve, thanė zėvendėskryeministri Maqedonas Minēe Jordanov dhe ministri i Tregtisė dhe Industrisė Bujar Dugollit.
Ndėrsa zv/ kryeadministratori, Lari Rosin, i pranishėm nė takim, e ka vlerėsuar arritjen e kėsaj marrėveshjeje.
Sapo kemi pėrfunduar njė bisedė tė suksesshme pėr tė finalizuar marrėveshjen e tregtisė sė lirė ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė. Ne kemi arritur pajtim nė tė gjitha elementet e kėsaj marrėveshjeje tė tregtisė, ka thėnė Rosin.
Duke shprehur kėnaqėsinė lidhur me arritjen e mirėkuptimit pėr marrėveshjen e tregtisė sė lirė, zv/kryeministri maqedonas Minēe Jordanov tha se kjo do tė jetė nė interes tė mbarė Ballkanit pėr stabilizim dhe asociim tė proceseve.
Ky ėshtė njė hap i vogėl por shumė i rėndėsishėm pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve politike, ekonomike ndėrmjet tė dy vendeve dhe kjo marrėveshje e tregtisė sė lirė shpreh zhvillimin optimal tė interesave ekonomike tė tė dy vendeve, ka thėnė Jordanov.
Arritjen e marrėveshjeve bilaterale, ministri i Tregtisė dhe Industrisė Bujar Dugolli e vlerėson si plotėsim tė standardeve pėr Kosovėn.
Kjo ėshtė edhe njė hap pėrpara rreth ndėrtimit tė klimės sė mirė me vendet tė rajonit, ndėrtimi i dialogut dhe miqėsisė ėshtė pjesė e standardeve, ka theksuar Dugolli.
Nėnshkrimi i marrėveshjes nga folėsit u tha se ėshtė ēėshtje formale teknike dhe kjo pritet tė bėhet sė shpejti.
ECIKS / Radio Kosova
|