|
Kuvendi miratoi projektligjin pėr investime tė huaja
Prishtinė, 25 qershor 2005 - Kuvendi i Kosovės ka miratuar tė premten nė parim projektligjin pėr investimet e huaja, i cili pritet tė krijojė njė infrastrukturė tė favorshme ligjore dhe kushte tė barabarta pėr investime tė kapitalit tė jashtėm nė vend, njofton nė numrin e sotėm e pėrditshmja Koha Ditore.
Sipas deputetėve tė Kuvendit, tė cilėt miratuan me shumicė votash kėtė projektligj, ai do tė mundėsojė krijimin e themeleve ligjore pėr investitorėt e huaj, me qėllim tė dinamizimit tė zhvillimit ekonomik.
Bujar Dugolli, ministėr pėr tregti dhe industri nė Qeverinė e Kosovės, tha nė Kuvend se ligji do tė rregullojė tė gjitha ato ēėshtje qė kanė tė bėjnė me kontraktimet, shitblerjet e patundshmėrive, si dhe me planet tjera qė kanė tė bėjnė me transferin e investimit.
Kjo pėrben garanci tė mjaftueshme juridike dhe institucionale pėr investitorėt e huaj dhe ėshtė bazė e fuqishme pėr nxitjen dhe promovimin e investimeve tė huaja nė tė ardhmen nė Kosovė ka thėnė ministri Dugolli gjatė fjalimit tė tij para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės.
Projektligji parashikon edhe mbrojtjen e pasurisė sė investitorėve tė huaj, nė rast se ju shkaktohen humbje nga aktivitetet joligjore, shkruan mė tutje Koha Ditore.
Ligji mes tjerash do tė pėrcaktojė edhe rregullat pėr investitorėt e huaj nė rrafshet qė pėrkasin me pėrfshirjen e investimeve tė tyre nė mjediset jetėsore, duke pėrfshirė edhe kushtet e punėsimit.
Ndryshe, analistė dhe ekspertė tė ekonomisė nė vend kanė vlerėsuar nė shumė raste se mungesa e ligjeve adekuate ka qenė njėra ndėr pengesat kryesore pėr zhvillimin e duhur ekonomik nė Kosovė dhe tėrheqjen e investitorėve tė huaj dhe kanė fajėsuar nė shume raste Qeverinė dhe Kuvendin se me mosnxjerrjen e ligjeve qė do tė garantonin investimet e kapitalit tė huaj nė vend, po fundosin ekonominė e vendit.
Para hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, ai do tė kontrollohet paraprakisht nga njė zyrė ligjore e administratės ndėrkombėtare nė Kosovė e pastaj tė nėnshkruhet nga Kryeadministratori i Kosovės, Soren Jessen Petersen.
Ndryshe, Misioni i OKB nė Kosovė para disa kohėsh ka nxjerrė njė rregullore, pėrmes sė cilės u mundėson investitorėve tė huaj marrjen me qira tė tokės me njė afat 99-vjeēar, thuhet nė fund tė informatės qė sot u botua nė ballinėn e tė pėrditshmes Koha Ditore.
ECIKS
|