|
Nga korriku ne vendkalimet kufitare aplikohet "regjimi i regjistrit"
Prishtinė, 22 Qershor 2005 - Administrata e UNMIK-ut njoftoi sot se ka vendosur nje "regjim regjistri" pėr tė gjithė shtetasit e huaj qė hyjnė nė Kosove. "Rregullorja e re nuk vendos regjimin e vizave, por parashikon vetėm legjitimimin dhe vulosjen e dokumenteve tė udhėtimit pėr shtetasit e huaj qė hyjnė nė Kosovė", tha zėdhėnėsja e Njėsisė sė Policisė nė Departamentin e Drejtėsisė, Annamyriam Roccatello. Zėdhėnėsja sqaroi se shtetasit e huaj qė hyjnė nė Kosovė do tė pyeten nga policia nė kufi lidhur me qėllimin e vizitės sė tyre. "Tė gjithė atyre qė do hyjnė nė Kosovė, pėrveē shtetasve tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė, do t'u vuloset dokumenti i udhėtimit. Ndėrsa shtetasit e Shqipėrisė dhe Maqedonisė, ashtu si punonjėsit e institucioneve ndėrkombėtare dhe organizatave te huaja, do tė mund tė pajisen me njė dokument, i cili u mundėson hyrjen nė Kosovė pa pasur nevojė t'u nėnshtrohen procedurave te pėrcaktuara nė rregullore", shtoi ajo. Ne bazė tė kėsaj rregulloreje, qė hyn nė fuqi me 1 Korrik, shtetasit e Serbisė dhe Malit tė Zi, qė nuk janė banorė tė pėrhershėm tė Kosovės, do t'i nėnshtrohen kontrollit dhe verifikimit kur hyjnė nė Kosovė.
ECIKS / BalkanWeb
|