|
Shtyhet vendimi pėr shitjen e Ferronikelit
Pėr shkak tė mosmarrėveshjeve mes pėrfaqėsuesve tė qeverisė sė Kosovės dhe UNMIK-ut, ėshtė shtyrė vendimi pėr shitjen e Ferronikelit
Prishtinė, 16 qershor 2005 - Kompania e Ferronikelit nė Kosovė nuk do tė shitet. Nga kjo shtyrje e vendimit pėr shitjen e kėsaj kompania pritet tė pėrfitojė kompania shqiptare Adi-Nikel.
Edhe pse qe caktuar pėr datėn 16 tė kėtij muaji shitja e Ferronikelit, bordi i drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit nuk do tė mblidhet para fundit tė muajit, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve midis pėrfaqėsuesve tė qeverisė dhe atyre tė UNMIK-ut. Po ashtu edhe vendimi pėr shpalljen e fituesit pėrfundimtar tė Ferronikelit nuk do tė merret deri nė fund tė muajit.
Mungesa e dy ministrave tė pėrfaqėsuar nė bordin e AKM-sė, Bujar Dugolli dhe Haki Shatri, ka bėrė qė tė shtyhet mbledhja e bordit. Ministri Dugolli kėto ditė do tė marrė pjesė nė njė takim pėr tregti tė lirė, qė do tė mbahet nė Kroaci, ndėrkaq edhe ministri Shatri, siē mėsohet, gjendet pėr njė vizitė zyrtare jashtė Kosovės.
Edhe pse thuhet se mosmarrėveshjet mes anėtarėve vendorė dhe atyre ndėrkombėtarė, tė pėrfaqėsuar nė bordin e AKM-sė, kanė tė bėjnė mė shumė me ditėn se kur duhet tė mbahet mbledhja e radhės, burime tė tjera thonė se kjo lidhet mė shumė me shitjen e kompleksit industrial Ferronikeli.
Vendimin pėr ta shpallur pėrfundimisht fituesin e Ferronikelit duhet ta marrė Bordi i AKM-sė. Drejtuesit e AKM-sė e kanė kryer punėn e vet dhe me tenderin special tė shpallur pėr Ferronikelin, muajin e shkuar ka shpallur fitues ofertėn mė tė lartė, firmėn nga Shqipėria Adi-Nikel, e cila ofertoi me njė ēmim prej 49 milionė eurosh, pėrballė kompanisė sė vetme konkurrente nga Anglia, Alferon, me ofertė 33 milionė euro. Mirėpo drejtuesit e AKM-sė nuk mundėn ta shpallnin fituesin pėrfundimtar, sepse ishin vetėm dy oferta. Sipas rregullores sė AKM-sė, nė rastet kur nė tender janė mė pak se tri oferta pėr njė ndėrmarrje, atėherė vendimi pėrfundimtar i takon bordit tė AKM-sė. Ky organ duhej tė merrte vendim nė takimin e kaluar, por nė vend se tė merrej vendim, bordi, pėrkatėsisht pėrfaqėsuesit e qeverisė nė bord, kėrkuan nga AKM-ja qė tė merrnin informacion shtesė nga Adi-Nikel, i shpallur fitues i pėrkohshėm pėr veprimtarinė e saj, gjendjen financiare, si dhe informacion pėr kompanitė, me tė cilat ajo ėshtė aksionare etj. Bashkė me kėtė kėrkesė anėtarėt e bordit caktuan edhe njė afat deri mė 16 qershor, si ditėn e fundit pėr tė sjellė informacionet e kėrkuara Adi-Nikeli, pra deri ditėn kur ishte caktuar tė mbahej mbledhja e bordit tė AKM-sė, nė mėnyrė qė mė pas tė merrej vendimi pėrfundimtar pėr tė shpallur fituesin e Ferronikelit. Sipas burimeve tė sigurta nė AKM, deri ditėn e djeshme firma shqiptare nuk ka ofruar ndonjė tė dhėnė shtesė, kurse asaj i mbetet edhe njė ditė afat pėr ta kryer kėtė detyrim, nė rast se nuk i jepet kohė edhe pėr disa javė deri nė takimin e ardhshėm tė bordit, gjė e cila nuk pėrjashtohet nga zyrtarėt brenda AKM-sė.
Sipas burimeve tė sipėrpėrmendura, shtyrja e mbledhjes sė bordit, si dhe nga shtyrja e vendimit pėr shitjen e Ferronikelit mund tė pėrfitojė kompania shqiptare Adi-Nikel. Sipas kėtyre burimeve, nuk pėrjashtohet mundėsia e vazhdimit tė afatit pėr Adi-Nikel, nga sot deri nė fund tė muajit.
ECIKS / Biznesi
|