|
Kosova ka investimet mė tė vogla nė rajon
Gjatė vitit 2004 investimet e huaja direkte nė Kosovė kanė qenė vetėm 31 milionė euro apo dhjetė herė mė pak se nė Shqipėri, ku shėnonin 309 milionė euro. Nė Bosnjė-Hercegovinė kėto investime, sipas MEF-it, ishin 344 milionė euro, nė Maqedoni 94 milionė euro, ndėrsa nė Serbi-Mali i Zi 620 milionė euro
Prishtinė, 14 qershor 2005 - Pėrkundėr premtimeve tė udhėheqėsve perėndimor se Kosova nuk do tė jetė vendi me mė shumė investime nė rajon, faktet dėshmojnė tė kundėrtėn. Gjashtė vjet pas pėrfundimit tė luftės, investimet nė Kosovė janė mė tė voglat nė rajon. Sipas Ministrisė sė Financave dhe Ekonomisė, gjatė vitit 2004 investimet e huaja direkte nė Kosovė ishin vetėm 31 milionė euro apo dhjetė herė mė pak se nė Shqipėri, ku investimet e huaja direkte ishin 309 milionė euro. Pas Kosovės, me investime mė tė vogla nė rajon radhitet Maqedonia, ku investimet e huaja janė vetėm 94 milionė euro. Bosnjė-Hercegovina, sipas statistikave tė MEF, ka disa dhjetėra milionė euro investime mė tė mėdha se Shqipėria apo saktėsisht 344,4 milionė euro. Nga tė gjitha vendet ballkanike dominon Serbi-Mali i Zi, ku investimet e huaja direkte nė kėtė vend janė 620 milionė euro.
Ka shumė shkaqe pse Kosova ka mungesė tė investimeve tė huaja, por problemi i parė ėshtė moszgjidhja e statusit tė Kosovės. Gjithashtu pengesė pėr investimet e huaja ėshtė ngecja e privatizimit dhe mungesa e klimės sė favorshme investuese nė Kosovė, tha Bejtush Kiēmari, analist makroekonomik nė Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave. Sipas tij, tani kanė filluar tė krijohen disa lehtėsira fiskale qė nuk kanė qenė mė parė, dhe pėr shumė prej tyre pritet tė vendoset nė mbledhjen e Kėshillit Ekonomik Fiskal. Investitorėt nuk vijnė nė njė ambient tė tillė. Parėsor mbetet zgjidhja e statusit tė Kosovės, shtoi Kiēmari.
Po ashtu, investimet e jashtme direkte nė Kosovė, si pėrqindje e Prodhimit tė Pėrgjithshėm Kombėtar (GDP) kanė njė pjesėmarrje tė ulėt prej 0,01 pėr qind, derisa nė vendet e tjera rajonale janė dukshėm mė tė larta. Nė Shqipėri pjesėmarrja e kėtyre investimeve nė GDP-nė e pėrgjithshme ėshtė 5 pėr qind, ndėrsa nė Bosnjė-Hercegovinė merr pjesė me 5,2 pėr qind. Nė Maqedoni kjo shifėr ėshtė 2,3 pėr qind, ndėrsa nė Serbi-Mali i Zi vetėm 2 pėr qind. Por derisa nė Kosovė investimet e huaja direkte kanė qenė vetėm 31 milionė euro, nė tė gjithė rajonin nė total pėr vitin 2004 ishin rreth 1 miliard e 360 milionė euro. Kjo shifėr ėshtė mė e ulėt se nė vitin 2003, ku investimet nė rajon ishin 1 miliard e 700 milionė euro, ndėrsa nga kjo shumė vetėm Serbi-Mali i Zi kishin 1 miliard e 230 milionė euro.
ECIKS / Biznesi
|