|
Ora kėrkon seancė tė jashtėzakonshme pėr ekonominė
Prishtinė, 8 qershor 2005 - Sipas njė njoftimi nga Ora, bėhet e ditur se iniciativa e Grupit Parlamentar ORA pėr thirrjen e njė seance tė jashtėzakonshme me qėllim tė trajtimit tė problemeve ekonomike nė Kosovė, e pėrkrahur nga Grupi Parlamentar i PDK-sė si dhe deputetė tjerė tė Kuvendit tė Kosovės, i ėshtė dorėzuar sot Sekretarisė sė Kuvendit tė Kosovės.
Kėrkesa ka marrė pėrkrahjen e mė shumė se 40 deputetėve, numėr ky i mjaftueshėm pėr thirrjen e njė seance tė jashtėzakonshme, nė bazė tė Rregullores sė Punės tė Kuvendit tė Kosovės (rregulla 23, pika 5). Kjo rregull obligon Kryesinė e Kuvendit qė ta thirr njė seancė tė jashtėzakonshme nė afat tė ngutshėm nėse 1/3 e deputetėve (40 deputet) tė Kuvendit tė Kosovės e kėrkojnė njė gjė tė tillė. Duke u bazuar nė raportet e fundit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankės Botėrore lidhur me trendet makroekonomike nė Kosovė si dhe duke u bazuar nė informacionet e pėrditshme pėr gjendjen e rėndė ekonomike tė qytetarėve tė Kosovės, ORA e ka vlerėsuar si tė nevojshme hapjen e debatit pėr kėtė ēėshtje nė Kuvendin e Kosovės dhe nė kėtė drejtim ka gjetur pėrkrahjen e deputetėve tė PDK-sė dhe deputetėve tjerė tė Kuvendit tė Kosovės.
ECIKS / RTKLive
|