|
Kosova me kod tė ri ndėrkombėtar postar
Prishtinė, 31 maj 2005 - Qė nga dita e sotme Kosova ka kodin e ri postar. Nė njė solemnitet tė organizuar sot me rastin e 5-vjetorit tė punės sė Postės Ndėrkombėtare tė Kosovės, drejtues tė Postės dhe Telekomunikacionit tė Kosovės thanė se ky kod do tė avancojė veprimtarinė e PTK-sė. Kodi i ri padyshim se do tė jetė dobiprurės pėr ekonominė e Kosovės, ngase do ketė pėrfitime tė mėdha, por njėherėsh dėrgesat do tė jenė mė tė shpejta. Por njėherėsh do tė ndikojė edhe nė sigurinė dhe shpejtėsinė e dėrgesave brenda dhe jashtė vendit.
Kjo u bė e mundur me anėtarėsimin e Postė-Telekomit tė Kosovės nė Unionin Ndėrkombėtar tė Postave, dhe nė kėtė mėnyrė ka hequr qafet kodin e ish-Jugosllavisė. Deri mė tash tė gjitha dėrgesat postare kanė kaluar nėpėrmjet Serbisė dhe pėr kėtė "shėrbim" Serbia ka marrė taksa tė caktuara pėr ēdo dėrgesė.
Postė-Telekomi i Kosovės tashmė ka marrė edhe pėlqimin e UNMIK-ut pėr tė pasur kodin e saj i cili dallon nga ai vjetri. Tani e tutje para numrit postar dhe qytetit duhet tė shkruhet "Kosovo (UNMIK)".
Prishtina nė vend tė numrit tė gjertanishėm 38000, tani e tutje do tė ketė numrin 10000, ndėrkaq numri i Mitrovicės do tė jetė 40000, i Prizrenit 20000 i Pejės 30000, i Gjakovės 50000, i Ferizajt 70000, i Gjilanit 60000.
Ministri i Postė-Telekomunkacionit Qemal Ahmeti tha se kjo ėshtė ditė e madhe pėr Kosovėn, ashtu sikur qė do jetė edhe marrja e prefiksit pėr numrin telefonik.
ECIKS / QIK
|