|
Oferta pėr privatizimin e Ferronikelit: 64 milion USD
Ndėrmarrja shoqėrore Ferronikeli ėshtė shitur pėr rreth 49.4 milionė euro, por vendimin pėrfundimtar pėr kėtė ēėshtje pritet ta marrė Bordi i Drejtorėve tė AKM-sė. Kėshtu thanė sot drejtuesit e Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut dhe tė AKM-sė, nė ditėn e dytė tė ofertimit pėr ndėrmarrjen Ferronikeli.
Prishtinė, 12 maj 2005 - Firma shqiptaro-amerikane Adi Nikel, ėshtė shpallur fituese e pėrkohshme e tenderit, mirėpo pasi qė ishin vetėm dy oferta dhe nė bazė tė rregullores sė AKM-sė duhet tė jenė tri dhe mė shumė ofertues, atėherė pėr kėtė ndėrmarrje do tė vendosė Bordi i drejtorėve tė AKM-sė nė takimin e radhės. Adi Nikel e cila ofroi rreth 49.4 milion euro, 20 milion investime tė garantuara dhe punėsimin e rreth 1000 punėtorėve brenda afatit njė-vjeēar, pas nėnshkrimit tė kontratės. Kjo firmė nė ditėn e parė tė ofertimit pati ofruar rreth 27 milion euro. Ndėrsa ofertuesi i dytė, kompania Alferon nga Britania e Madhe nga 22 sa pati ofruar, sot e rriti ofertėn nė 33 milion euro.
Ndėrmarrja Ferronikeli ka rėndėsi kyēe pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės, u shpreh shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Joachim Ruecker, duke u bėrė thirrje investitorėve qė tė investojnė nė Kosovė. Kush dėshiron tė marrė pjesė nė tė ardhmen ekonomike tė Kosovės, duhet tė vijė dhe tė investojė tani e jo mė vonė kur tė gjithė do tė jenė kėtu. Ne tė gjithė besojmė nė qėndrueshmėrinė ekonomike tė sė ardhmes sė Kosovės, ka thėnė Ruecker.
Nėnkryetari i Bordit tė AKM-sė Bujar Dugolli, u shpreh se bordi do tė marrė informacione pėr tė dy ofertuesit dhe pastaj do tė marrė vendim pėr shpalljen e fituesit apo ritenderimin. Kryetari i BSPK-sė Bahri Shabani ėshtė shprehur i pakėnaqur me ēmimin e ofruar, ndėrsa drejtori i Ferronikelit, Murat Meha, konsideron se ēmimi i ofruar sot ėshtė mė i arsyeshėm se i kaluari. Pasi vendimin pėrfundimtar duhet ta marrė bordi i AKM-sė, ofertuesit nė bazė rregullave tė spin off-it tė veēantė janė tė obliguar tia paraqesin Bordit edhe planin 5 vjeēar tė revitalizimit.
ECIKS / RTKLive
|