|
Austriakėt sė shpejti blejnė edhe Mobtelin serb
Shtrirja e investitorėve austriak nė regjionin e Ballkanit nuk ka tė ndalur. Njė konsorcium biznesmenėsh austriakė dhe Telecom Austria janė tė gatshėm tė blejnė Mobtelin serb pėr rreth njė miliardė euro, pasi kanė eliminuar nga loja konkurrentėt rusė dhe islandezė.
Vjenė, 23 prill 2005, (ECIKS) - Pas blerjes sė MobilTel-it bullgar nga Telekom Austria dhe tė ndėrmarrjes rumune pėr pėrpunimin e naftės Petrom nga OMV e Austrisė, investitorėt austriak duket se kanė vėnė nė shėnjestėr Mobtelin serb si njė cak tė ri nė Evropėn Juglindore, njofton nė numrin e saj tė fundjavės gazeta vjeneze Die Presse.
Konzorciumi i biznesmenėve austriak i pėrbėrė nga Martin Schlaff, Josef Taus dhe Herbert Cordt planifikon tė blejė gjatė ditėve tė ardhshme Mobtelin serb, sqaron mė tutje gazeta. Marrėveshja qė pritet tė arrihet sė shpejti do tė realizohet nė dy faza. Nė fazėn e parė biznesmeni Schlaff dhe partnerėt e tij do tė blejnė hisen e Bogoljub Kariqit nė kėtė ndėrmarrje, qė duhet tė jetė diku rreth 50 pėr qind e vlerės sė pėrgjithshme. Ky hap pritet tė realizohet javėn qė vjen, pasi qė negociatat me familjen Kariq duket tė kenė hyrė nė fazėn pėrfundimtare. Hisja tjetėr e Mobtelit, qė ėshtė nė pronėsi tė shtetit serb, pritet tė kalojė nė duart e Telekom Austria diku pas rreth dy muaj mė pas. Ekspertė financiarė austriak kanė thėnė pėr mediat vendore se vlera e kėtij investimi sillet nė diku rreth njė miliardė euro.
Investitorėt austriak duket se kanė zgjedhur kėtė model tė blerjes nė faza si mė tė pėrshtatshmin, pėr ti anashkaluar kėshtu problemet disamujore nė mes tė Kariqit dhe shtetit serb lidhur me atė se kush e zotėron shumicėn e aksioneve tė kėsaj kompanie. Kariq, i cili pohon tė zotojė 56 pėr qind tė Mobtelit ka paditur shtetin serb nė njė gjykatė arbitrazhi nė Zürich dhe kėrkon respektimin e raporteve pronėsore. Shteti serb ka kundėrshtuar njeriun mė tė pasur nė Serbi, me arsyetimin se ai nuk e ka investuar tėrė kapitalin e paraparė dhe kėshtu nuk ia ka njohur tė drejtėn atij qė tė ketė nė pronėsi shumicėn e aksioneve tė kėsaj kompanie. Burime tė gazetės vlerėsojnė se ky kontest gjyqėsor megjithatė do tė shuhet sė shpejti, qė nga momenti i hyrjes sė investitorėve austriak.
Interesimi i investitorėve austriak pėr Mobtelin nuk duket tė ketė karakter spekulativ. Telekom Austria planifikon qė bashkė me partnerėt tė investojė edhe nė zhvillimin e mėtutjeshėm tė Mobtelit serb.
Nė garėn pėr Mobtelin, qė ka nisur kėtė vit, fillimisht ishin tė interesuar edhe ndėrmarrja ruse Sistema dhe njė fond i biznesmenėve islandez. Sistema megjithatė ishte tėrhequr shumė shpejt, ndėrsa Kariq kishte deklaruar se aksionet e veta ia kishte shitur ndėrmarrjes ruse "Alpha Group" tė miliarderit Michail Friedman. Mirėpo, biznesmeni austriak kishte qenė mė bindės pėr Kariqin dhe kishin arritur tė kthejė garėn nė dobi tė vetėn, vlerėson Die Presse.
Bogoljub Kariq, i cili pasurinė e tij e ka krijuar nė kohėn e diktatorit Millosheviq, ka vendosur tė tėrhiqet nga Mobteli, pėr shkak tė ambicieve politike, vlerėsohet mė tutje.
Mobteli serb ka shtrirje edhe nė Kosovė, ku pėrfaqėsohet nga ndėrmarrja Mobikos, kishin deklaruar kohė mė parė pėr mediat kosovare pėrfaqėsuesit e Mobikosit.
ECIKS
|