|
UNMIK ndryshon procedurat e privatizimit
Prishtinė, 22 prill 2005 - Kryeadministratori Soren Jessen Petersen, shpalli sot ndryshimin e Rregullores sė Agjencisė Kosovar tė Mirėbesimit. Me kėtė, procesi do tė ec shumė mė shpejt pėrpara, pasi qė ndėrmarrjet shoqėrore do tė mund tė privatizohen pa u marrė me pėrcaktimin e statusit apo tė pronėsisė sė tyre.
Ne kemi bėrė sot njė hap shumė tė madh pėrpara, nė procesin e privatizimit, ishin fjalėt e para tė kryeadministratorit Petersen nė konferencėn pėr gazetarė bashkė me shefin e Shtyllės sė Katėrt, Joachim Rüecker dhe ministrin Bajram Kosumi.
Pėr kėtė ndryshim tė rregullores sė AKM-sė ėshtė pritur njė kohė e gjatė, por unė mund tė ju siguroj se ne kemi punuar shumė pėr kėtė. Unė do tė falėnderoja Joachim Rüecker dhe stafin e tij. Me kėtė procesi do tė ec shumė mė shpejtė pėrpara.
Petersen njoftoi se me kėtė ndryshim nuk duhet tė pėrcaktohet statusi apo pronėsia e ndėrmarrjes shoqėrore para shitjes sė saj. Mirėpo kjo nuk do tė thotė se tė drejtat e pronarėve nuk ruhen, por ėshtė e fuqizuar mė shumė e drejta e pronarit. Nė rregulloren mė tė re tė AKM theksohen se tė gjitha procedurat duhet tė jenė nė pajtim me konventėn evropiane pėr tė drejtat e njeriut, tha Petersen. Nė raste tė ankesave, pėrcaktimi i pronėsisė do tė shqyrtohet nga Oda e Veēantė.
Edhe kryeministri Kosumi u shpreh se rregullorja ėshtė njė sukses i madh. Shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Joachim Rüecker ndėrkaq, theksoi se mbeten tė pėrkushtuar tė privatizojnė 90 pėr qind tė vlerės sė ndėrmarrjeve shoqėrore. Rüecker po ashtu tha se mandati i AKM-sė me njė klauzulė ėshtė zgjatur dhe ka kohė tė mjaftueshme pėr ti arritur synimet.
ECIKS / R. Kosova
|