|
Banka Evropiane e Investimeve mundėson kredi pėr Kosovėn
Banka Evropiane e Investimeve ka marrė vendim politik qė tė mundėsojė dhėnien e kredive edhe Kosovės pėrkundėr statusit tė padefinuar. Kėtė e konfirmoi nėnkryetari i Bankės Evropiane tė Investimeve i ngarkuar me Ballkan Gerlando Genuardi i cili tha se aktualisht po punohet nė qartėsimin e aspektit legal te kėtij vendimi.
Prishtinė, 22 prill 2005 - Banka Evropiane po konsultohet me zyrėn ligjore tė UNMIK-ut rreth detyrimeve qe dalin nga kredia e mundshme dhėnė Kosovės. Nėse ne aktualisht japim kredi UNMIK-ut, ndėrsa vjen momenti qė administrata tė largohet nga Kosova, nė dėshirojmė tė dimė se ēfarė do tė ndodhė me detyrimet nga kontrata e kredisė. Thėnė shkurt, dėshirojmė tė dimė se kush do na e paguajė borxhin, u shpreh nėnkryetari i Bankės Evropiane tė Investimeve.
Rezultati i konsultimeve nė raportin Banka Evropiane UNMIK duhet tė formalizohet shumė shpejtė, pohon Geraldo Genuardi dhe se kjo mund tė bėhet pėr disa javė. Nė fazėn e parė tė fillimit tė implementimit tė kredive nga Banka Evropiane investimeve, sipas tė gjitha gjasave do tė pėrfiton sektori privat, pėrkatėsisht ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme. Do tė jetė kjo hera e parė qė Banka Evropiane e Investimeve jep kredi njė vendit pa status. Vendet e Ballkanit perėndimor kanė pėrfituar nė kredi nga kjo bankė, ndėrsa nga viti 2.000 e deri mė sot, vendeve tė rajonit pa Kosovėn i ėshtė dhėnė nga ky burim 1.1 miliardė euro.
ECIKS / RTKLive
|