|
BB do tė fillojė me katėr projekte tė reja nė Kosovė
Prishtinė, 2O prill - Pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore nė Kosovė, Kanthar Shankar, nė njė takim me kryeministrin Bajram Kosumi, ka premtuar vazhdimin e ndihmės pėr Kosovėn. Sipas tij, Banka Botėrore do tė fillojė me katėr projekte tė reja, ndėrkaq vetėm pėr energjetikėn do tė ndahen 10 milionė euro, kurse projektet e tjera do tė fokusohen nė investime pėr pajisje teknike.
Pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore theksoi se deri mė tani kjo bankė ka ndihmuar Kosovėn me 95 milionė dollarė dhe se kjo ndihmė do tė vazhdojė.
"Banka ka financuar Kosovėn me njė ndihmė me rreth 95 milionė dollarė qė nga fillimi i pėrfshirjes sime kėtu dhe do tė vazhdojmė me investime dhe ndihmė teknike".
Ministri i Ekonomisė dhe Financave, Haki Shatri tha se pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės e kanė mirėpritur kėtė ndihmė, duke veēuar disa projekte. "Janė disa projekte tė cilat kanė tė bėjnė me energjinė, ai pėr programe tė investimeve publike dhe disa projekte tė cilat nuk janė definitive, por janė nė propozim qė mendohet tė rrumbullakėsohet procedura e miratimit tė tyre nga organet e Bankės me seli nė Uashington".
Mirėpo Shatri tha se Kosova ende nuk mund tė pėrfitojė kredi pėr shkak se nuk e ka tė pėrcaktuar ēėshtjen e statusit.
ECIKS / QIK
|