|
Bruksel: Publikohet projekti "E ardhmja evropiane e Kosovės"
Prishtinė, 20 prill 2005 - Komisioni Evropian ka publikuar projektin E ardhmja evropiane e Kosovės, duke dėshmuar nė kėtė mėnyrė se Kosova nuk do tė mbetet jashtė integrimeve evropiane. Oli Rehn, komisari pėr zgjerim, i cili prezantoi dokumentin, ka deklaruar se ėshtė tejet e rėndėsishme qė Kosova tė mos lihet anash, pėrderisa fqinjėt e saj kanė nisė tė ecin drejt Evropės.
Ky projekti i qaset mė shumė aspektit ekonomik. Nė projekt thuhet se problemet ekonomike tė Kosovės nuk mund tė presin deri nė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar. Pėr sa i pėrket aspektit politik, nė dokument kėrkohet qasje konstruktive e Beogradit nė ēėshtjen e Kosovės.
Ndėrsa nė konferencė pėr media, tė organizuar me rastin e prezantimit, njė qasje konstruktive u kėrkua edhe nga ana e Prishtinės.
Duke kėrkuar gatishmėri serioze tė Prishtinės dhe Beogradit pėr nisjen e njė dialogu konstruktiv, komisari Oli rehn vlerėsoi se ftesa e fundit e kryetarit serb Boris Tadiq, dėrguar homologut tė tij kosovar Ibrahim Rugovės, ėshtė lėvizje pozitive.
Kėrkoj nga kryetari Rugova qė kėtė ftesė ta kuptojė seriozisht dhe tė pranojė ofertėn pėr biseda, porositi Oli Rehn.
Komisioni evropian nė shkurt tė kėtij viti ka marrė mandat nga Kėshilli i Ministrave pėr tė pėrpiluar kėtė projekt. U paralajmėrua se do tė vazhdohet bashkėpunimi i ngushtė i tė gjitha institucioneve evropiane pėr tė kontribuar nė implementimin e standardeve si dhe nė proceset qė do tė pasojnė pas shqyrtimit tė tyre. Ndihma financiare e BE-sė nė Kosovė nga viti 1999 deri mė sot, arrin vlerėn prej 1.6 miliardė euro.
ECIKS / RTKLive
|