|
BB ndan 2,5 milionė USD pėr energjetikė dhe miniera
Nė takimin e ministrit tė Energjetikės dhe Minierave, Ethem Ēeku, me pėrfaqėsues tė Bankės Botėrore nė Kosovė, ėshtė vendosur qė kjo bankė ti ndajė 2 milionė e 500 mijė dollarė pėr realizimin e projektit ESTAB-3, qė parasheh ndihma teknike pėr zhvillimin e sektorit tė energjetikės dhe tė minierave dhe pėr avancimin e legjislacionit nė kėtė fushė.
Prishtinė, 12 prill 2005 - Qė nga themelimi i Ministrisė sė Energjetikės dhe Minierave, Banka Botėrore ėshtė mbėshtetės kryesor financiar nė zhvillimin e projekteve nė kėtė fushė. Kėtė po e vazhdon edhe sot duke i ndarė kėsaj ministrie 2 milionė e 500 mijė dollarė. Pos kėsaj, nė takimin e sotėm mė pėrfaqėsues tė Bankės Botėrore nė Prishtinė, ėshtė biseduar edhe pėr disa ēėshtje tė tjera qė preokupojnė energjetikėn kosovare. Pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore nė Kosovė, Kantan Shakar tha se Banka Botėrore ėshtė gjithnjė e gatshme qė ta ndihmojė kėtė ministri, ngase energjetika ėshtė bartėsja e zhvillimit ekonomik tė Kosovės: Nė bazė tė Memorandumit Ekonomik tė Kosovės, qė ėshtė hartuar vitin e shkuar, ėshtė konstatuar qė energjia do tė paraqesė njė nga shtyllat e zhvillimit ekonomik tė Kosovės dhe ne shpresojmė qė, edhe nė tė ardhmen, do ta zhvillojmė kėtė bashkėpunim. Sa i pėrket realizimit tė projektit ESTAB-3, ėshtė me rėndėsi tė theksohet se pėr realizimin e tyre do tė angazhohen vetėm ekspertėt dhe kompanitė kosovare.
ECIKS / RTK
|