|
Ryker: proceset ekonomike nė Kosovė po ecin pėrpara
Prishtinė, 5 prill - Shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Joakim Ryker u shpreh optimist se shumė procese ekonomike nė Kosovė po ecin pėrpara, sidomos gjatė disa javėve tė kaluara. Nė procesin e privatizimit, tha Ryker nė njė takim me gazetarė, ėshtė shėnuar pėrparim, duke paralajmėruar se brenda kėtij muaji do tė shpallet raundi i pestė i privatizimit, tė cilin e kanė pėrkrahur edhe anėtarėt e Bordit tė drejtorėve tė AKM-sė. Njėherėsh ai bėri tė ditur se AKM po pėrgatit edhe raundin e gjashtė tė privatizimit, duke e vlerėsuar kėtė si njė "fillim ambicioz" kur brenda 12 muajve tė ardhshėm do tė privatizohen 90 pėr qind e vlerės sė ndėrmarrjeve shoqėrore.
Duke folur pėr investimet Ryker tha se Kosova tashmė e ka rregulloren pėr kėtė ēėshtje si dhe privilegjet pėr investitorėt e huaj. "Tashmė nė Kosovė e kemi rregulloren pėr investimet e huaja, ku sigurohen privilegjet pėr investimet e huaja, trajtimi i barabartė dhe jodiskriminues si dhe lėvizja e lirė, pėr tė cilėn ne duhet t'i njoftojmė investitorėt e huaj".
Ryker njoftoi se njė marrėveshje tė tregtisė sė lirė UNMIK-u do ta nėnshkruajė edhe me Turqinė si dhe me vendet e tjera tė rajonit. Me kėtė rast ai vlerėsoi si njė zhvillim pozitiv edhe marrėveshjen kornizė mes Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim dhe Bankės Evropiane tė Investimeve pėr pranimin e Kosovės, sikur edhe marrėveshjen ndėrmjet UNMIK-ut dhe komunave pėr njė garanci prej 99 vjetėsh pėr pronėn qė administrohet nga UNMIK-u.
Po ashtu Ryker theksoi se nga zyra ligjore nė Nju Jorku AKM-sė duhet t'i vazhdohet mandati pėr ta pėrfunduar punėn nė shitjen e ndėrmarrjeve shoqėrore deri nė qershor.
Ndėrkaq pėr tė lehtėsuar mbarėvajtjen e procesit, zyra ligjore nė Nju-Jork duhet tė ndryshojė rregulloret e AKM-sė, qė do tė ndikojė nė zhbllokimin e privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore tė Gjakovės.
ECIKS / RTK
|