|
Kosumi premton vėnien nė punė tė Trepēės
Qeveria e Kosovės deri tani ka dhėnė 30 milionė euro pėr vėnien nė funksionim tė minierave tė Trepēės, ndėrsa pėr kėtė vit vetėm 8,2 milionė euro, shumė e cila administrohet nga ndėrkombėtarėt e AKM-ja, ndėrkohė qė, sipas kompanive ndėrkombėtare, Trepēa ka 250 milionė euro borxh
Prishtinė, 31 mars 2005 - Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, pas mbledhjes sė parė tė kabinetit tė tij ka premtuar se minierat e Trepēės do tė vihen nė funksionim kėtė vit, duke theksuar njėkohėsisht se ato duhet tė administrohen nga qeveria e Kosovės. Sipas tij, meqė qeveria e Kosovės financon rimėkėmbjen e kėtyre minierave ajo dhe duhet ti administrojė ato.
Deri mė tani nga paratė publike janė investuar rreth 30 milionė euro, ndėrkohė qė pėr kėtė vit kjo shumė ėshtė reduktuar nė vetėm 8,2 milionė. "Jemi tė gatshėm tė gjejmė rrugė tė vlefshme pėr zgjidhje, por orientimi ynė kryesor ėshtė qė Trepēa tė funksionojė", komentoi kryeministri i Kosovės, duke pėrmendur edhe mendimet e kohėve tė fundit pėr falimentimin e Trepēės pėr shkak tė borxheve. Kryeministri Kosumi pohoi se ekziston njė mendim pėr falimentimin e minierave, pėr tė larė shumėn e 250 milionė eurove borxhe.
Pretendente pėr borxh janė kompanitė greke qė pohojnė se kėto para i kanė investuar gjatė kohės sė regjimit tė Millosheviēit, ndėrkohė qė nuk kanė marrė asnjė shumė si kompensim. "Nuk e dimė nėse kėto para kanė shkuar nė formė investimesh pėr minierat e Trepēės apo me ato ėshtė financuar lufta kundėr shqiptarėve", ka thėnė Kosumi. Trepēa pas luftės menaxhohet nga ndėrkombėtarėt pėrmes Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit dhe menaxherėt e saj kanė premtuar se pas kėtyre investimeve mė nė fund kėtė vit Trepēa do tė nisė nga puna.
Aty ku qeveria e Kosovės financon, aty do tė ndjekė politikėn e vet dhe do tė ndėrpritet rruga qė tė financohet nga buxheti, ndėrsa politikat do t'i bėjė dikush tjetėr", ka theksuar kryeministri kosovar.
Gjithashtu kreu i qeverisė pohoi se gjatė debatit pėr Trepēėn nė kabinetin e tij qeveritar, nuk ėshtė marrė ndonjė vendim i formės sė prerė. Nė mbledhjet e ardhshme tė qeverisė do tė miratohet njė dokument ku do tė paraqiten orientimet politike nė lidhje me Trepēėn dhe, sipas tij, nė atė dokument do tė punojnė sė bashku me PSSP-nė dhe AKM-nė, ka pėrfunduar kryeministri.
ECIKS / Biznesi
|